“Në përgjimet e votave është edhe Rama”

Gjatë emisionit “360 gradë” gazetari investigativ Basir Çollaku lëshoi bombën duke u shprehur se emri i kryeministrit Rama del në disa përgjime.

Sipas tij kryeministri po mbron Dakon, Gjiknurin dhe Tahirin sepse bashkë me ta bie edhe Rama.

“Filip Ryker tha se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Nëse ndërkombëtarët vijnë javën e dytë dhe thonë qeveria është gabim, qeveria duhet të iki. Presioni ka nisur. Ka një raport në senat dhe është qortuar për qëndrimin në Shqipëri. Është duke i thënë Ramës mos mbaj as Dakon, as Gjiknurin, as Tahiri, por lëri të përballen me drejtësinë. Nëse bien këta, Edi Rama jo vetëm duhet të tërhiqet, por do të përballet me drejtësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ç’ndodh nëse bien këta? Del edhe zoti Rama. Është duke i mbajtur pezull. Edhe tek 339-ta, edhe 184-ta, edhe tek “Xibraka”. Ka vënë rojtar dosjesh, nuk ka vënë rojtar ligji”, u shpreh Çollaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Frika nga dalja e emrit te kryeministrit sjellë presionin mbi prokurorinë. Ndaj dosjet 339 dhe 184 po mbahen në sirtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?