Gjiknuri: Rama të shtunën vjen në Vlorë. Qytetarët të mblidhen te Sheshi i Flamurit

Ndërsa opozita pritet të protestojë më 16 shkurt, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Tiranë ditën e shtunën.

Kreu i qeverisë, mësohet se do të qëndrojë në Vlorë, ku do të marrë pjesë në takimet publike në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Axhendën, por edhe vendndodhjen e kryeministrit më 16 shkurt e ka zbuluar ish ministri Damian Gjiknuri në një postim në facebook.

Në kuadër të takimeve publike të turit “Bashkia që duam”, Kryeministri Edi Rama do të jetë të shtunën në qytetin e Vlorës. Vëmendja e shtuar e qeverisë për Qarkun e Vlorës tashmë është e prekshme përmes investimeve të kryera dhe projekteve të planifikuara. Ftoj të gjithë qytetarët të jenë në ora 10:30 në Sheshin e Flamurit.” – shkruan Gjiknuri në profilin e tij në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?