1914 / Ismail Qemali, Princ Vidit: “Do t’ju shërbej me të njëjtën besnikëri që i kam shërbyer vendit tim”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Janar 2019

“Le Radical” ka botuar, të martën e 16 qershorit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me telegramin e Ismail Qemalit dërguar asokohe princ Vidit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Në Shqipëri Ismail Qemal beu i dërgon një telegram princit të Shqipërisë

“Vjenë, 15 qershor. – Sipas Korrespondencës Shqiptare, Ismail Qemal beu i dërgoi princit të Shqipërisë, para se të nisej për në Vlorë, një telegram në të cilin e suguron atë se ai do të kalonte pjesën tjetër të ditëve të tij duke i shërbyer sovranit me të njëjtën besnikëri që i kishte shërbyer vendit të tij.”
https://www.darsiani.com/