Rama kërcënon pedagogët: Mos më ndërprisni se dilni jashtë

Në diskutimet e Paktit për Universitetin, kryeministri Edi Rama iu drejtua pedagogëve, duke u shprehur se problemi nuk është te studentët e ngujuar, por te pedagogët që nuk japin mësim.

Gjatë fjalës së Ramës nuk munguan dhe tonet e ashpra. Disa pedagogëve që kërkuan fjalën, kryeministri ju dretjua me shprehjen mos më ndërprisni se mund të dilni edhe jashtë.

“Dua të bëj një ndërhyrje të shkurtër për zonjën që foli, patjetër që qeveria është e angazhuar në kapacitetin e vet për të dëgjuar studentët.Pyetja ime ësht po ju zonjë i dëgjoni studentët. Nuk e kam me ju, personalisht. Qveria po dëgjon sot, ato që duhet t’i kishit dëgjuar gjithë këto vite, se ligji i arsimit të lartë. Se ato janë fëmijët tanë nuk mund t’i kthejmë në një lojë ping pongu. Ligji për Arsimin e lartëju takon ju. Thoni studentëve të vërtetën. Ne nuk duam të bëjmë detyra përtej atyre që kemi. Këto që po bëjmë nuk janë detyrat tona janë tuajat. Nga ligji ju kërkoni liri dhe nuk kërkoni të kenë përgjegjësi. Ata që thonë studentët do t’i bëjmë njënga një. Mos prisni ditën që unë të bëhem me studentët kundër jush. Do mbarojë historia e doktorit të shkencave që vetëm me shkencën nuk ka lidhje. Ju e dini shumë mirë për çfarë flas. Nuk është problemi te studentët e ngujuar, por te pedagogët që nuk japin mësim. Këto ndërprerje duhet t’i harroni përfundimisht. Të drejtën për të ndërprerë njerëz, duhet ta harroni se del edhe jashtë. I mirëpres të gjitha kërkesat, një gjë është e sigurtë që këtu duhet të ndajmë , kush bën çfarë. Nuk dua të flas, por po flas duke qenë se kjo shfaqe me shumë fytyra nuk po mbaron. Ne nuk mund të bëjmë detyrat që ligji ia ngarkon universitetit”, u shpreh ai.