Në Gjirokastër nuk mbahet mend kaq shumë borë sa sot (FOTO)

Qyteti i Gjirokastrës është zbardhur sot nga bora. Reshje të tilla bore nuk janë regjistruar prej shumë vitesh në qytetin e Jugut.

Në qendër të qytetit bora ka arritur deri në 30 centimetra. Ndërsa në fshatra malorë, me ritmin e reshjeve trashësia e borës pritet të arrijë rreth 1 metër.

Ministria e Mbrojtjes bëri më dije se nuk ka situatë emergjencë. Ndërkohë zonat malore në Rajonin e Gjirokastrës, si në fshatrat e Tepelenës dhe Përmetit janë bllokuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?