Elva Margariti dekretohet si ministre e Kulturës

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot Elva Margariti, si ministre e Kulturës. Margariti do të zëvendësojë në këtë detyrë Mirela Kumbaron.

Po sot Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Belinda Balluku, Ministre E Infrastrukturës Dhe Energjisë, e cila zëvendëson Damian Gjiknurin.

Gjithashtu, Presidenti ka dekretuar dhe ministren e re të Financave, Anila Denaj. Denaj zëvendëson në këtë detyrë Arben Ahmetajn.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i shtetit ka dekretuar Besa Shahinin si ministre të Arsimit dhe Sportit. Shahini zëvendëson në këtë detyrë Lindita Nikollën.

Swiss Digital Mobile Reklama

D E K R E T PËR EMËRIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6177 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 20 prot., datë 04.01.2019,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Elva Margariti, emërohet ministër i Kulturës.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11044
Tiranë, më 09.01.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?