Auditoret bosh, vijon bojkoti i mësimit

Studentët kanë paralajmëruar sot rinisjen e protestave, e cila pritet të kulmojë para Kryeministrisë. Teksa fillimisht ata janë grumbulluar në fakultetet përkatëse për të diskutuar edhe vijimin e protestës, kanë vendosur edhe vijimin e bojkotit të mësimit.

Edhe në Korçë, studentët e Universitetit “Fan Noli” , kanë vendosur të bojkotojnë procesin mësimor. Studentët duket se janë të vendosur për të vijuar protestën, në forma të ndryshme, deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

“Nuk do t’u kthehemi auditorëve, kërkesat janë plotësuar pjesërisht. Ka përpjekje për të përçarë protestën dhe blerë studentët, por shumica e tyre janë në mbështetje të kërkesave të artikuluara nga të gjitha Universitetet”, shprehen disa prej studentëve të Korçës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?