Montazhet e Kryeministrit. Rama cakton edhe kush duhet të protestojë

Pasi ka marrë përsipër të dialogojë me FRESSH në vend të studentëve që e refuzojnë, kryeministri Edi Rama i ka lejuar vetes edhe të përzgjedhë se kush duhet të jetë në protestat e të rinjve.

Në një postim në Instagram, kryeministri ka publikuar një fotomontazh, ku sipas tij studentët nuk pranojnë që në protestat e tyre të jenë krerët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Fotoja duket se nuk është bërë nga studentët, por nga ndonjë grafist i stafit të kryeministrisë. Ndërkohë studentët prej 14 ditësh kanë një listë me 8 kërkesa drejtuar kreut të qeverisë, i cili ende nuk i ka plotësuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por duke refuzuar kërkesat, Edi Rama ka nisur dhe përçarjen e protestës së studentëve dike zhvilluar takime të fshehta me pedagogë dhe studentë të FRESSH, të cilat i pasqyron në media si “dialog” me të rinjtë që protestojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?