FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Revolta e rinisë/ Banorët e Unazës nisen për tek Kryeministria

Banorët e “Unazës së Re” janë nisur drejt kryeministrisë për t’iu bashkuar protestës së studentëve pas thirrjes së këtyre të fundit ndaj të gjithë qytetarëve shqiptar për një protestë mbarkombëtare.

Thirrja e studentëve që t’i bashkohet protestës së tyre cdo shqiptar që i mbështet por edhe që mund të ketë një arsye personale apo komunitare për të protestuar, pa logo dhe simbole politike, vjen pas përfundimit të afatit të vendosur prej tyre ndaj qeverisë për të pranuar kërkesat që kanë parashtruar deri dje në orën 16-00.

Njëra prej studenteve protestuse e cila ka kaluar natën përpara kryeministrisë, u shpreh se mbështetja që vjen nga banorët e “Unazës së Re’ është mbështetje dhe ne e respektojmë për aq kohë sa ajo është e pastër dhe që nuk shfaq bindje politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?