Ish-zv/ministri Muka: Studentë, diaspora është me ju

Studiuesi Taulant Muka i është bashkuar sot protestës së studentëve përballë Ministrisë së Arsimit. Ish-zv/ministri i Arsimit, që dha dorëheqjen vetem dy javë pas emërimit, kërkoi nga studentët që të mos tërhiqen nga protesta.

Muka theksoi se e gjithë diaspora intelektuale shqiptare është me studentët, ndërkohë që u propozoi protestuesve të kërkojnë edhe rishikimin e titujve akademikë.

”Jeni e ardhmja e Shqipërisë. Kur u shikoja dje u emocionave shumë, e lashë punën atje për t’ju bashkuar juve. Jo politikë. Arritja më e madhe që Shqipëria ka bërë në këto tre vite, jeni ju, forca më e madhe e Shqipërisë, forca më e madhe kombit tonë. Dua t’ju përshëndes dhe dëshiroj të shtoni një kërkesë. Në auditorët tuaj ka kriminelë, ka pedagogë që nuk kanë diploma, duhet të kërkoni komision për rishikim të titujve akademikë sepse vetëm këshu mund të siguroni të ardhmen ju. Diaspora jashtë është me ju”, theksoi Muka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?