Protesta e studentëve/Deklarata për media e deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi

Deklarata për media e deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi:

Situata kritike në të cilën ndodhen studentët shqiptarë, na bën që të jemi në këtë prononcim.

Mijëra studentë , më shumë të drejtë ndodhen sot në rrugë .

Swiss Digital Desktop Reklama

Mijëra student, janë sot nën sulmin e qeverisë për tu zhvatur dhe lekun e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot, studentët janë të vendosur dhe me të drejtë ,ndërsa qeveria është vendosur egërsisht kundër tyre.

Pse studentet kanë të drejtë?

Sepse sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, i miratuar më dt.21.05.2018, pika 4 e tij, thotë që studenti i cilësuar si përsëritës në një lëndë apo shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për lëndët përsëritëse si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimin.

Për ta bërë më të thjeshtë:

Çdo familje shqiptare, qeveria e detyron të bëjë dy pagesa!

Pagesën vjetore si dhe pagesën për çdo lëndë në bazë të krediteve.

Pra nëse lënda ka 12 kredite *700 lekë krediti= 8400 lekë do të duhet të paguhet për një provim, të cilin e merr apo jo. Çdo familje shqiptare do të detyrohet ta paguajë

Kjo VKM, detyron studentët të braktisin shkollën dhe masivisht të kërkojnë largimin nga Shqipëria.

Thirrja e studentëve ne nuk jemi bankomat dhe qeveria të mos të na trajtojë si të tillë, është apeli  më I madh që i bëhet Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë për të mos i trajtuar si kavie eksperimentale.

Kjo qeveri mos të marrë para nga xhepat e familjeve shqiptare por ti mundësojë të ardhura universiteteve publike me mekanizma të tjerë nga buxheti I shtetit.

Sot sistemi arsimor është i dështuar, buxheti që kaloi për vitin 2019 është buxheti I mjerimit ,punësim për të rinjtë nuk ka ,dhe e vetmja rrugë e tyre e orientuar nga politikat e qeverisë është largimi nga Shqipëria.

Sot si e re, si studente,si bashkëmoshatare, unë jam me studentët dhe mbështes kauzën e tyre.

Sot si e re, jam me studentët dhe menjëherë duhet anulluar VKM Nr,288, dt 21.05.2018.

Të gjithë mos të harrojmë se Universitetet janë shtëpia e studentëve dhe jo prona e qeverisë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?