Skandali/ U arrestua nga policia, protestuesja shtatzënë humb fëmijën

Një skandal i vërtetë ka ndodhur gjatë arrestimeve të djeshme nga policia të protestuesve që ishin tek parlamenti. Banorët e Unazës së Re që dje kanë qenë në protestë thonë se “njëra prej grave që është shoqëruar mësohet se ka dështuar nga dhuna që policia ka ushtruar ndaj saj”.

Siç kanë bërë të ditur banorët e Astirit, Erjona Dozhani ka qenë 5 javeshe shtatzënë, por fatkeqësisht ka humbur fëmijën që kishte në bark.

Burimet thanë se, ajo aktualisht ndodhet në spital, ndërsa burri i saj është arrestuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ende nuk ka dhënë informacion për këtë ngjarje. Ndërkohë që banorët deklarojnë se ndaj tyre është ushtruar dhunë dhe madje janë arrestuar dhe shoqëruar edhe gjatë kohës që ishin në spital për mjekim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Informacionet që sjellin banorët, për humbjen e një fëmije, si pasojë e dhunës apo presionit psikologjik nga policia është një ngjarje e rëndë që meriton të sqarohet dhe hetohet urgjent nga Prokuroria.

/ SYRI.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?