Ja kush është efektivja e policisë që u plagos rëndë në protestë

Një efektive policie ka mbetur e plagosur rëndë sot gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re kundër prishjes së banesave të tyre. Ajo është Ina Muka, 24 vjeçe, efektive e forcave Shqiponja, e cila ishte tek parlamenti bashkë me kolegët e saj për të ruajtur rendin.

E reja ka humbur 4 gishtat e njërës dorë për shkak të një kapsolle që dyshohet se është hedhur nga protestuesit ndërsa dy kolegë i janë afruar me shpejtësi për ta ndihmuar.

Policia tha se në Spitalin e Traumës në Tiranë po marrin mjekim 12 punonjës policie. Mes tyre 2, në gjendje më të rëndë. Edhe nga ana e banorëve ka persona të plagosur që po marrin ndihmë në Spitalin e Traumës. Pas protestës policia ka shoqëruar disa protestues.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit. `
Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punojëse policie ka dëmtime më të rënda në krah.
Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit”, deklaroi Policia e Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?