Deputeti i PS që fyeu fëmijët autik nuk kërkon falje: Po më sulmoni politikisht

Deputeti i PS në Sarandë, Alket Hyseni është vënë këto ditë në qendër të vëmendjes pas termave fyes që përdori kundër fëmijëve autik. Edhe pse akuzat e tij ishte për Sali Berishën, përdorimi i një termi të tillë është konsideruar si fyerje për fëmijët autik.

Prej dy ditësh në media dhe në rrjetet sociale ka reagime që i kërkojnë minimalist Hysenit të kërkojë falje, ndërsa të tjerë i sugjerojnë dhe të jap dorëheqjen. Por duket se deputeti i PS nuk ka ndërmend të bëjë as të parën dhe as të dytën.
Në reagimet që ka bërë orë e fundit në rrjetet sociale, Hyseni i cilëson sulmet ndaj tij si politike. Ndërsa mes rreshtave nuk ka minimumi as një ndjesë.

Reagimi i Alket Hysenit për drejtuesen e organiztatës Down Syndrome Albania Emanuela Pepkola Zaimi  

“Ne respekt te punes se palodhur qe ju beni por edhe si nene, si dhe duke besuar se dini te mos e perzieni misionin tuaj human me politiken, me lejo te sqaroj se komenti im ne asnje rast dhe askurre nuk synon te fyeje ndokend. Ne asnje diskurs politik sdo lejoja te perdorja perpjekjet dhe punen titanike te familjareve te femijeve speciale apo me AK, shume prej te cileve i kam miq dhe e njoh nga afer betejen e tyre.

Reagimi im ishte ne mbrojtje te te drejtave te nje qytetareje, nje gruaje, nje bashkeshorteje dhe nje nene qe pergojohej pa te drejte. Prisja qe te solidarizoheshin te pakten zonjat aktive ne jeten shoqerore, jo duke mbeshtetur postimim tim, por duke goditur shpifjen dhe baltosjen e grave ne politike dhe angazhim social e shoqeror. Une nuk reagova per vete sic nuk kam reaguar fare edhe me pare kur jam etiketuar vetem une nga i njejti personazh.

Gjithsesi,ne solidaritet dhe vleresim per mijera nena dhe baballare te femijeve speciale apo me AK, dashurive te medha te zemres se tyre, ketyre krijesave te mbrekullueshme qe ndoshta u veshtiresojne diten, por u zbukurojne jeten, qe shumeshpesh shfaqin me shume dashuri dhe miresi se kushdo tjeter, nese jane ndjere sadopak te prekur apo fyer , qofte edhe nga perdorimi letrar i termave, une kam kurajon dhe moralin per te kerkuar ndjese.

Ndjese po ashtu se sadoqe bashke me koleget e mi deputete kemi bere shume pune te mira per t’i ndihmuar, per te permiresuar sadopak jeten e tyre, per te bere nje legjislacion me human dhe social, duke permiresuar dhe lehtesuar arsimimim e ketyre femijeve me me shume mesues speciale, duke rritur perkrahjen financiare per organet shteterore dhe familjet e ketyre femijeve, perseri nuk kemi bere aq sa duhet, sepse mundemi dhe do bejme patjeter me shume.

Sa i takon ithtareve politik dhe atyre qe komentojne me fyerje dhe mungese etike, per ata nuk harxhoj as kohen as nervat.

Duke ju uruar suksese ne misionin tuaj fisnik, ju garantoj se mirenjohjen dhe mbeshtetjen time personale, dhe jam i bindur edhe gjithe kolegeve te mi do e keni vazhdimisht.

Disa sfida kapercehen vetem duke qene sebashku”.