100 Vjet mbas Luftës së Parë Botërore–Mësime për të mos u harruar

Pjesa II- Ballkani “Fuçi Baroti” i Evropës
 Prof. Lisen Bashkurti
Gadishulli Ballkanik nisi të përfshihej në destabilitet gjatë dhe mbas Krizës Lindore, 1877-1878. Gjatë kësaj krizë, tre Fuqitë që ndanin hegjemoninë dhe interesat e tyre me këtë Gadishull ishin Perandoria Osmane, Perandoria Austro-Hungareze dhe Perandoria Ruse. Krahas këtij rivaliteti Fuqish të Mëdha, në pjesën e dytë të shekullit 19-të popujt e Ballkanit u përfshinë edhe në përpjekjet për krijimin e shteteve të tyre nacionale. Kjo rriti edhe rivalitetin midis vetë popujve dhe politikave Ballkanike. Pra Fuqitë e Mëdha nga njëra anë dhe rivalitetet nacionale shtet-formuese nga ana tjetër, e bënë Ballkanin një zonë eksplozive, ose thënë ndryshe “Fuqi Baroti”.
Në Tetor 1908, Austro-Hungaria përpshpejtoi krizën e Bosnies të asaj periudhe me anë të aneksimit të ish territorit të Perandorisë Osmane, Bosnies dhe Hercegovinës, të cilën e kishte pushtuar qysh në 1878. Aneksimi i B-H acaroi Mbretërinë e Serbisë dhe protektorin e saj, Perandorinë Ortodokse Ruse. Manovrat politike Ruse në Ballkan destabilizuan marrëveshjet e paqes për Rajonin, nisën ta fragmentonin atë dhe ta shndërronin në një zonë krizash afatgjate.
Ne vitin 1912 dhe 1913 shpërtheu Lufta e Parë dhe e Dytë Ballkanike. Luftrat ishte midis Lidhjes Ballkanike të prirë nga Rusia dhe Perandorisë Osmane të frakturuar. Traktati i Londrës që pasoi këto luftra Ballkanike dobësoi akoma më tej Perandorinë Osmane, duke krijuar shtetin e pavarur Shqiptar ndërkohë që zgjeroi territoret e Bulgarsië, Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.
Me 16 qershor 1913 Bulgaria sulmoi Serbinë dhe Greqinë duke shpërthyer kështu Luftën e Dytë 33 ditorë të Ballkanit. Në fund të kësaj lufte Bullgaria humbi pjesën më të madhe të Maqedonisë në Greqi dhe Serbi, Jugun e Dobrunjës në Rumani dhe krijoi destabilitet të mëtejshëm në Ballkan. Fillimisht Fuqitë e Mëdha mundën që t’i përmbanin konfliktet në Ballkan, por më tutje ato jo vetëm që nuk e kontrolluan dot Ballkanin, por u benë pjesë e një konflikti që do përhapej në mbarë Evropën.
Vrasja që shpërtheu një luftë botërore
Me 28 qershor 1914 Arqiduka Franc Ferdinant, pasardhësi i Fronit Perandorak Austro-Hungarez bëri një vizitë në kryeqytetin e Bosnies, në Sarajevë. Me organizimin e organizatës serbe “Dora e Zezë”, një grup prej gjashtë vrasësish, një prej tyre Vasa Cubrilovic, që vite më vonë do bëhej Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, ndërmorrën vrasjen e Princit dhe bashkeshortes së tij, Sofisë.
Perandori Franc Josef u trondit dhe mërzit pa masë. Ndonëse në opinionin publik efekti i kësaj vrasje nuk ishte gjithac tronditës. Mediat e atyre ditëve i përshkruajnë se në datat 28 dhe 29 në Vjenë..”turmat dëgjonin muzikë dhe pinin verë sikur asgjë të mos kish ndodhur”… Por impakti politik i vrasjes në Sarajevë ishte vërtetë tronditës. Në kohën tonë historianët e kanë krahasuar tronditjen e shkaktuar nga vrasja në Sarajevë 1914…” me sulmin terrorit të 11 shtatorit 2001 në ShBA, që solli në domethënie të madhe historike, duke transformuar kiminë politike në Vjenë”
 B-H, nga vrasja politike në konflikte etnike
 Austro-Hungaria reagoi ashpër ndaj varsjes në Sarajevë. Ajo nxiti sulme anti-serbe, duke angazhuar komunitetin Kroat dhe Boshnjak. Nga sulmet të tilla u vranë dy serbë dhe u dëmtua një numër i madh godinash. Akte të dhunshme kundër serbëve u ndëmorrën edhe jashtë Sarajevës, në qytete të tjera të B-H të kontrolluara nga Austro-Hungaria, Kroacia dhe Sllovenia. Autoritetet Austro-Hungareze në B-H burgosën dhe ekstraduan rreth 5500 serb etnikë; nga 2200 të burgosur rreth 700 vdiqën në burgje; rreth 460 të tjetë u dënuan me vdekje. Me qëllim që të ndërrmerrte reprezalje dhe persekutime mbi Serbët u krijua policia speciale Boshnjake e njohur si Schutzkorps.
Kriza e Qershorit, Evropa nën Armë
Vrasja që ndodhi në Sarajevë nxiti lëvizje diplomatike ndërmjet Austro-Hungarisë, Germanisë, Rusisë, Francës dhe Britanisë, e njohur si “Kriza e Korrikut”. Austro-Hungaria besonte se vrasja e Arkidukës ishte kryer nga oficerët e “Dorës së Zezë” të Serbisë dhe kërkonte që t’i jepej fund ndërhyrjes së Serbisë në punët e brëndshme të Bosnjes. Për këtë arsye Austro-Hungaria i dorëzoi Serbisë Ultimatumin e Qershorit, me dhjetë kërkesa, të cilat ishin bërë me qëllim të ishin te papranueshme, në përpjekjen e Vjenës për të provokuar luftë me Serbinë.
Serbia dekretoi mobilizimin e përgjithshëm ushtarak me 25 qershor 1914. Nga dhjetë kërkesat e Austro-Hungarisë, Serbia nuk pranoi vetëm kërkesën e gjashtë, e cila kërkonte që të lejohej një delegacion nga Austria që të merrte pjesë në hetimet mbi vrasjen. Duke ndeshur në refuzimin Serb për këtë kërkesë, Austria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Serbinë dhe një ditë më pas urdhëroi mobilizimin e pjesëshëm ushtarak. Së fundi, një muaj pas vrasjes, me 29 Qershor 1914, Austro-Hungaria i shpalli luftë Serbisë.
Mbas deklaratës së luftës së Austro-Hungarisë kundër Serbisë, me 29 qershor 1914, Rusia në mbështetje të Serbisë shpall mobilizimin e pjesëshëm ushtarak kundër Austro-Hungarisë. Një ditë më pas, me 30 qershor Rusia shpalli mobilizimin e përgjithshëm ushtarak. Ndërkohë, si reagim ndaj Rusisë, Kancelari Gjerman Bethmann-Helleg shpalli “Shteti në rrezik lufte”. Kaizer Vilhelmi II i kërkoi kushëririt të tij, Car Nikollës të pezullonte mobilizimin e përgjithshëm ushtarak. Kur ky i fundit refuzoi, athere Gjermania lëshoi ultimatum që të ndalet mobilizimi si dhe të mos ketë angazhim të Rusisë në mbështetje të Serbisë. Një tjetër ultimatum iu dergua Francës, në të cilin kërkohej që të mos mbështeste Rusinë nëse kjo e fundit do të mbronte Serbinë. Me datë 1 Gusht 1914, mbas refuzimit Rus, Gjermania shpalli mobilizimin e përgjithshëm ushtarak dhe i shpalli luftë Rusisë. Kjo coi në mobilizimin e përgjithshëm ushtarak edhe në Austro-Hungari me 4 gusht 1914.
Në këtë situatë, Qeveria Gjermane i bëri kërkesë Francës që të qëndronte neutrale ndërkohë që po hartoheshin skenaret e zbarkimeve ushtarake në teatrin e luftës. Plani Gjerman ishte të dërgonte 60 përqind të ushtrisë në Perëndim dhe 40 për qind në Lindje, e diktuar kjo nga vetë limitet e infrastrukturës transportuese. Franca nuk iu përgjigj kërkesës Gjermane për neutralitet, por dërgoi mesazhe të përzjera duke urdhëruar trupat të tërhiqeshin 10 km nga kufiri me qëllim që të shmangnin incidentet dhe njëkohësisht shpalli mobilizimin e rezervistëve për përballimin e skenarit Gjerman drejt Perëndimit.
Fronti Lindjes dhe Perëndimit
Lufta e Parë Botërore u zhvillua në disa fronte: fronti i Lindjes; fronti i Perëndimit; fronti i kolonive. Në fazën e parë, ishin Aleanca Qëndrore që dominoi arenën e luftës dhe hapi frontin e Lindjes. Me datë 1 Gusht 1914 Vilhelmi II urdhëroi Gjeneral Helmut von Moltke marshimin drejt frontit të Lindjes, mbasi u informuan gabimisht se Britania do qëndronte neutrale nëse Franca nuk do sulmohej nga Gjermania. Kur Gjermania u informua për keqkuptimin Britanik, athere Kaiser urdhëroi Moltke..”Tani mund të bëni cfarë të doni”.
Fronti i Lindjes kishte në qëndër Rusinë. Luftimet vazhduan deri në fillim të vitit 1917. Me fillimin e Luftës civile dhe shpërthimin e Revolucionit Bolshevik, Perandoria Cariste kolapsoi dhe u tërhoq nga lufta. Qeveria Provizore Ruse firmosi me Gjermaninë Traktatin e Brest-Litovskit, 3 Mars 1918, në bazë të të cilit Rusia i lëshonte Fuqive Qëndrore Finlandën, Territoret Baltike, pjesë të Polonisë dhe Ukrainës. Por kjo ishte fitore me kosto shumë të lartë për Aleancë Qëndrore, e cila doli mjaft e dobësuar materialisht prej saj. Ndërkohë, me firmosjen e Traktatit të Brest-Litovskit Antanta Treshe thuajse u eleminua.
Ndërkohë me 2 gusht 1914, kur Gjermania u informua për lojën Britanike lidhur me neutralitetin ndaj Francës, Kaiseri urdhëroi hapjen e frontit të Perëndimit. Kështu Gjermania hapi edhe frontin e Perëndimit duke sulmuar Luksemburgun dhe një ditë më pas i shpalli luftë Francës. Në të njëjtën ditë i dërgoi ultimatum Qeverisë Belge mos të penguar të drejtën e kalimit në ndonjë pjesë të Belgjikës, e cila u refuzua. Në mëngjezin e datë 4 gusht 1914 Gjermania pushtoi Belgjikën. Mbreti Albert i Belgjikës urdhëroi mobilizim e rezistencë ushtarake dhe kërkoi ndihmë sipas Traktatit të Londrës të vitit 1839. Sipas këtij Traktati Fuqitë Evropiane njihnin dhe garantonin pavarësinë dhe neutralitetin e Belgjikës si dhe do krijonin pavarësi të plotë për pjesën e popullsisë gjerman-folëse të Luksemburgut. Neni VII i Traktatit kërkonte që Belgjika të qëndronte neutrale ndërkohë që palët firmëtare do e ruanin këtë neutralitet nga ndonjë rast pushtimi. Për këtë arsye Britania i kërkoi Gjermanisë që të vepronte në përputhje me Traktatin në fjalë dhe të respektonte neutralitetin e Belgjikës. Mbasi mori një përgjigje refuzuese, Britania  i shpalli luftë Gjermanisë me 4 Gusht 1914. Me aktin Britanik për t’i shpallë luftë Gjermanisë tërë Fuqitë Evropiane u futën në luftë.
Në këtë luftë Fuqitë Evropiane u ndanë në dy koalicione: Antanta Treshe, që përbehej nga Franca, Rusia dhe Britania dhe Fuqitë Qëndrore që përbeheshin nga Gjermania, Autro-Hungaria dhe Italia. Aleanca Treshe ishte fillimisht mbrojtëse në natyrën e saj, duke e lejuar Italinë të qëndronte jashtë luftës në 1914, ndërkohë termat e marrëveshjeve ishin kontradiktore mes tyre: për shembull Italia i njohu Fuqitë Qëndrore qysh në 1902, por në të njëtën kohë në mënyrë sekrete kishte rënë dakort me Francën të qëndronte neutrale nëse Gjermania e sulmonte atë. Kur lufta u zgjerua Antanta Treshe futi edhe Italinë në të, si dhe Japoninë dhe ShBA duke krijuar Aleancë të Fuqive të Mëdha, ndërkohë Perandoria Osmane dhe Bulgaria iu bashkëngjitën Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë duke krijuar Fuqitë Qëndrore.
Qysh në fazën e parë të luftës Cekosllavia u përfshi në luftë në krah të Antantës. Qëllimi i saj ishte që të fitonte mbështetjen e tyre për pavarësinë e Ceksollovakisë. Legjione Ceke u vendosën në Rusi në 1914, në Francë në dhjetor 1917 dhe në Itali në Prill 1918. Trupat e legjionit Cekosllovak thyen forcat Austro-Hungareze ne Ukrainë në 1917. Kjo fitore inkurajoi rritjen e legjionarëve cekosllovakë në luftë. Në këtë periudhë këto forca cekosllovake thyen trupat gjermane. Në luftën civile në Rusi legjionet cekosllovake u përfshinë thellë. Ato mbështetën të bardhët kundër bolshevikëve. Prania e legjioneve Cekosllovake i nxiti bolshevikët që të ekzekutonin shpejt, në qershor 1918, Carin dhe familjen e tij.
Fronti në koloni
Shpërthimi i luftës në Evropë u shtri edhe në koloni. Në Azio-Pacifik u fut në luftë Japonia, e cila i shpalli luftë jo vetëm Gjermanisë por edhe Austro-Hungarisë. Fronti i Azio-Pacifikut ishte kryesisht midis Japonisë dhe Gjermanisë e Austro-Hungarisë. Lufta bëhej për territore dhe tregje, për zona ekonomike dhe portuale. Në Azi Jugore Gjermania u përpoq të përdorte nacionalizmin Indian dhe Pan-islamizmin si avantazh për ofensivën e vet. Gjermania nxiti kryengritje në Indi dhe dërgoi mision në Afganistan që t’i bashkoheshin luftës. Ndjenjat anti Britanike në atë rajon u shfrytëzuan nga Gjermania për zgjerimin e frontit me forca indiane dhe muslimane, që luftuan në Frontin e Perëndimit, në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme. Ky proces do i hapte rrugën luftës për pavarësi të Indisë. Në Afrikë lufta filloi midis Britanisë, Francës dhe forcave koloniale Gjermane. Edhe në Afrikë lufta bëhej për territore, tregje dhe akses në rrugët tregtare në Afrikën Jugore, Juglindore dhe Jugperëndimore. Në Afrikë lufta pushoi vetëm mbas shpalljes së armëpushimit në Evropë.
ShBA nga dilema në luftë
Me hapjen e frontit në Lindje dhe Perëndim nga Gjermania dhe kolapsin e Rusisë mbas Revolucionit Bolshevik, Antanta Treshe thuajse u zhduk. Do ishte ShBA që do ndryshonte dukshëm raportin e forcave në teatrin e luftës. Ishte veprimi i flotës Gjermane që provokoi hyrjen e Amerikës në luftë. Si kundërvënie Ministri Jashtëm Gjerman, Zimerman ftoi Meksikën që t’i bashkohej Gjermanisë si aleate në premtim të dhënies së territorëve të Teksasit, Nju Meksikos dhe të Arizonës. Mesazhi sekret gjerman u interceptua nga zbulimi Britanik, i cili njoftoi ShBA për qëllimet Gjermane. Presidenti Uillson e bëri publik mesazhin e Zimermanit Nga kjo kohë nisi angazhimi Amerikan përkundër luftës. Me 2 Prill 1917 Presidenti Uillson i shpalli luftë Gjermanisë. Mbas katër ditësh Kongresi Amerikan bëri deklaratë lufte.
Formalisht ShBA nuk ishin aleatë me palët në lufte. ShBA kishte një ushtri të vogël, por pas masave speciale të marra, ato mobilizuan 2.8 milionë trupa në pranverën e vitit 1918, duke dërguar cdo ditë në Evropë, në mbështetje të Francës e Britanisë nga 10 mijë trupa të freskëta, armë dhe flotë ushtarake. Futja e ShBA në luftë në Evropë ndryshoi raportin e forcave në favor të Antantës Treshe. Fuqitë Qëndrore filluan dobësimin, rënien dhe tërheqjen nga frontet e luftës.
Ballkani-Theatri Jugor i luftës
Në frontin Jugor të luftës Ballkani u shndërrua në fushë beteje midis dy blloqeve politiko-ushtarake. E angazhuar në frontin me Rusisë, Austro-Hungaria sulmoi Serbinë dhe pushtoi Beogradin me një të tretën e forcave ushtarake. Më tej, në 1915 Gjermania dhe Austro-Hungaria afruan në frontin e tyre edhe trupa nga Bulgaria, Slovenia dhe Kroacia për të luftuar kundër Serbisë, Italisë dhe Rusisë. Ndërkohë Mali i Zi iu bashkëngjit ushtarakisht Serbisë.
Me 12 tetor 1915 Bulgaria i shpalli luftë Serbisë, duke e pushtuar atë brënda për pak më shumë se një muaj. Trupat Serbe të konfrontuar në dy fronte u tërhoqën në Veriun e Shqipërisë. Në Betejën e Kosovës Serbët u thyen. Në mbështetje të Serbisë trupat e Malit të Zi mbrojtën bregdetin Adriatik në Betejën e Majkovacit, në fillim të Janarit 1916, por trupat Austriake e sulmuan dhe e pushtuan Malin e Zi. Forcat e mbetura Serbe u evakuuan nga anijet Greke për në Greqi. Mbas pushtimit të Serbisë dhe Malit të Zi, Serbia u nda midis Austro-Hungarisë dhe Bullgarisë.
Në fund të vitit 1915 trupat Franko-Britanike zbarkuan në Selanik të Greqisë, me qëllim që të bënin presion mbi qeverinë Greke për t’i shpallur luftë Fuqive Qëndrore. Mirëpo Mbreti pro Gjerman Kostandini I shpërndau Qeverinë pro Antantës të Elefterios Venizellos përpara se forcat e Aleancës të arrinin në Greqi. Nga ky moment Greqia u nda më dysh: Mbreti dhe forcat roajaliste mbështetën Fuqitë Qëndrore, ndërsa Qeveria e Re e Perkohëshme e Venizellosit u zhvendos në Selanik me qëndrim pro Aleancës. Mbas negociatave intensive dhe konfrontimeve ushtarake në Athinë, Mbreti Grek u dorëhoq dhe djali i tij Aleksandër mori fronin. Greqia i’u bashkua zyrtarisht luftës në krah të Aleatëve në qershor 1917.
Ndërkohë fronti i Maqedonisë mbeti më së shumti i pandryshuar. Trupat Serbe dhe Franceze rimorrën disa zona të kufizuara të Maqedonisë sic ishte zabtimi i Bitolas me19 Nëntor 1916, i pasuar me një ofensivë mbi Manastir që solli një stabilitet në atë front. Trupat Franceze dhe Serbe në shtator 1918 ndërmorrën ofensivën e Vardarit mbas së cilës shumica e trupave Gjermane dhe Austro-Hungarëze u tërhoqën. Në fund të shtatorit 1918 trupat Bullgare u thyen në Dobro Pole nga trupat Britanike dhe Franceze, të cilat kaluan kufirin Bullgar përpara se ushtria Bullgare të shpartallohej. Më datën 29 Shtator 1918 Bullgaria kapitulloi. Komanda e lartë Gjermane u përpoq të mbante vijën e frontit, por ishte tejet e dobët për të rifituar atë. Me zhdukjen e frontit të Maqedonisë rruga për në Budapest dhe Vjenë hapej tërësisht për Forcat Aleate. Udhëheqja Gjermane dhe Austro-Hungareze konkluduan së bashku se tanimë balanca operacionale strategjike kishte kaluar përkundër Fuqive Qëndrore, kështu që një ditë mbasi Bullgaria u shpartallua, ato insistuan në armëpushim të menjëhershëm.
Perandoria Osmane nw pwrpjekjet e fundit
Në Luftën e Parë Botërore Perandoria Osmane u rendit në krahun e Fuqive Qëndrore. Kryesisht fronti saj në ishte në dy drejtime: për të kërcënuar Rusinë në territoret e Kaukazit dhe për të penguar komunikimet e Britanisë me Indinë nëpërmjet Kanalit të Suezit. Në fazën kur konflikti i Fuqive Evropiane ndërmjet tyre u thellua, Perandoria Osmane përfitoi nga konjuktura për të ndëmarrë në shkallë të gjërë pastrime etnike dhe genocide mbi popullsitë indigjene në Armeni, Greqi dhe mbi atë kristiane Asiriane.
Në fund të 1914 Britania dhe Franca hapën frontin e përtej detit në Galipoli (ose në Dardanele, Canakala) dhe në Mesapotami (rajon i  shtrirë midis lumejve Tigri dhe Eufrati, ose ndryshe shumica e Irakut, Kuvajtit, Veriut të Arabisë Saudite, Sirisë Lindore, Turqisë Julindore dhe rajonit përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe Irak-Iran). Në Galipoli trupat Osmane i thyen repartet Britanike, Franceze, Australiane dhe Neozelandeze. Ndërsa në Mesopotami forcat Britanike pushtuan Bagdatin në Irak. Në këtë betejë Britanikët u mbështetën nga arabët lokalë dhe fiset asiriane, ndërsa Osmanët u mbështetën nga kurdët lokale dhe fiset turkmene.
Në Perëndim Kanali i Suezit u mbrojt nga sulmet Otomane në 1915-1916. Në përpjekje për të kontrolluar Suezin, forcat Gjermane dhe Osmane u bashkuan së bashku, por ato u thyen nga forcat Britanike dhe aleatët e saj. Në këto beteja forcat egjiptiane i‘u bashkëngjitën Britanisë kundër Osmanëve. Ndërkohë forcat Ruse korrën suksese në territorët e Kaukazit. Me mbështetjen Gjermane, Perandoria Osmane pushtoi Persinë (Iranian e sotëm) në dhejtor 1914, me qëllim që të këpusnin lidhjen Britanike dhe Ruse me rezervat e naftës rreth Baku dhe Detit Kaspik. Persia kishte qëndruar neutrale, mirëpo kishte pasë qënë në zonën e influencës Ruse dhe Britanike. Trupat Osmane u mbështetën nga Kurdët, Azerët dhe disa fise Iraniane, ndërsa forcat Ruse dhe Britanike u mbështetën nga forcat Armene dhe Asiriane. Lufta për Persinë ishte përpjekja e fundit deri në 1918 si dhe dështimi i fundit i Otomanëve dhe aleatëve të tyre. Tërheqja e Rusisë nga lufta në 1917, i ekspozoi të pambrojtura, të pambeshtetura dhe të izoluara forcat Armene dhe Asiriane, të cilat u thyen nga Otomanët dhe aleatët e tyre. Në 1916 shpërtheu revolta Arabe e inspiruar nga Britanikët, me Betejën për Mekën dhe përfundoi me rrethimin e Damaskut nga Otomanët. Nga ana tjetër, trupat Otomane në Medinë rezistuan deri në dorëzimin e tyre në janar 1919.  Përgjatë kufirit të Libisë Italiane dhe të Egjiptit Britanik Otomanët bënë luftë guerrile kundër forcave Aleate. Në 1916 trupat Otomane u eleminuan.
Italia në konfuzion
Qysh nga viti 1882 Italia kishte qënë aleate me Gjermaninë dhe Austro-Hungarinë, si pjesë e Aleancësh Treshe. Gjithsesi, doktrina kombëtare Italiane shtrihej mbi territoret Austriake në Trentino, Litoral, Fiume dhe Dalmaci. Në vitin 1902 Roma kishte firmosur një pakt sekret me Francën, pakt i cili e zeronte pjesëmarrjen e Italisë në Aleancën Treshe. Me fillimin e luftës, Italia refuzoi të angazhonte trupat e saj, duke argumentuar se “Aleanca Treshe ishte mbrojtëse dhe që Austro-Hungaria ishte agresore”. Qeveria Austro-Hungareze filloi negociatat me Italinë me qëllim që të siguronte neutralitetin Italian, duke i ofruar në shkëmbim koloninë Franceze të Tunizisë.  Për kundërvënie, Antanta bëri kundër-ofertë për Italinë, duke i ofruar asaj Tirolin Jugor, Litoralin Austriak dhe territorin e Bregdetit të Dalmacisë. Kjo marrëveshje u formalizua në Traktatin e Londrës në 1915. Në 1915 e inkurajuar nga pushtimi i Turqisë, Italia iu bashkua Antantës Treshe duke i shpallur luftë Austro-Hungarisë në maj 1915. Në fund të vitit 1916 Italia i shpalli luftë edhe Gjermanisë. Beteja te shumta u zhvilluan në territoret Austriake, Italiane, Slovene e Dalmate. Në 1917 trupat Gjermane mbështetën Austro-Hungarezët dhe i bënë Italianët të tërhiqen qindra kilometra mbrapa. Për shkak të angazhimit të madh në frontet e Perëndimit dhe Lindjes në 1918 trupat Gjermane i‘a lanë kryesisht trupave Austro-Hungareze betejat me Italinë. Në këtë periudhë Italia filloi të avancojë në frontet me Austro-Hungarinë. Në nëntor 1918 flota Italiane theu flotën Austro-Hungareze duke parandaluar atë nga marrja e Shtetit Serbo-Kroato-Sloven. Më pas flota Italiane pushtoi qytetin e Triestes nga deti, pushtuan rajonin e Litoralit Austriak dhe morën kontrollin mbi një pjesë të Dalmacisë. Austro-Hungaria u dorëzua me 11 Nëntor 1918, datë që shënoi fundin e Luftës së Parë Botërore.
Rumania ka qënë renditur me Fuqitë Qëndrore qysh në vitin 1882. Kur filloi Lufta e Parë Botërore, Rumania deklaroi neutralitetin ndaj palëve, duke argumentuar që kishte qënë Austro-Hungaria që i kishte shpallur luftë Serbisë, prandaj nuk e konsideronte të detyrueshme që të hynte në luftë. Kur Fuqitë e Antantës i premtuan Rumanisë që t’i jepnin Transilvaninë, një territor të madh të Hungarisë Lindore, si këmbim që Rumania kur të shpallnin luftë Fuqive Qëndrore, të rideklaronte neutralitetin e saj. Në fund të gushtit 1916 Ushtria Rumune i shpalli luftë Austro-Hungarisë me një mbështetje të vogël të Rusisë. Fillimisht ofensiva Rumune në territoret e Transilvanisë ishte e suksesshme, por mbas kundër-ofensivës së Fuqive Qëndrore ajo u tërhoq. Si pasojë e betejës së Bukureshtit, Fuqitë Qëndrore e pushtuan atë me 6 dhjetor 1916. Ndërkohë lufta në Moldavi vazhdoi deri në 1917, duke i kushtuar shtrenjtë Fuqive Qëndrore. Tërheqja e Rusisë nga lufta në 1917 si pasojë e Revolucionit të Tetorit do bënte të domosdoshëm që Rumania të detyrohej të firmosje armëpushimin me Fuqitë Qëndrore në dhjetor 1917.
Në janar të vitit 1918 forcat Rumune morën kontrollin mbi Besarabinë mbasi forcat Ruse e braktisën atë. Mbas bisedimeve Rumuno-Ruse në mars 1918 Rumania e shpalli Besarabinë pjesë së saj territoriale. Mbas firmosjes së Traktatit të Bukureshtit me 7 Maj 1918, Rumania vendosi paqen me Fuqitë Qëndrore. Por, në bazë të Traktatit në fjalë Rumania do t’i bënte një koncesion të vogel territorial Austro-Hungarisë, duke hequr dorë nga kontrolli mbi disa kalime në Malet Karpate dhe do t’i jepte koncesione nafte Gjermanisë. Në këmbim Fuqitë Qëndrore do të njihnin sovranitetin e Rumanisë mbi Besarabinë. Traktati u shpall në Tetor 1918, ndërkohë në nëntor Qeveria Rumune e nulifikoi atë duke ri-hyrë sërish në luftë kundër Fuqive Qëndrore.
PJESA I