FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Agimi i Artë nderon “veprën” e ekstremistit Kacifas

Deputetë të partisë parlamentar naziste në Greqi, Agimi i Artë kanë marrë pjesë sot në një maratonë në stadiumin e Athinës. Por aktiviteti sportiv është përdorur për të hedhur parrulla anti shqiptare dhe ide që lidhen me pretendime territoriale.

Disa prej deputetëve dhe anëtarëve të kësaj partie, siç shihet edhe në foto, kanë veshur bluza me foto të Kostancinos Kacifas, ekstremisti që u vra në Bularat, gjatë përplasjes me forcat shqiptare.

Deputetët e Agimit të Artë deklaruan për mediat se “ne mbështesim vizionin e Kacifas që vdiq për tokën greke”. Kujtojmë se Kacifas u vra pasi qëlloi me armë mbi policinë shqiptare dhe rrezikoi edhe jetën e banorëve minoritarë në Bularat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agimi i Artë është parti që në programin e saj ka zbatimin e planit për atë që e quajnë “Greqia e Madhe”, e cila sipas tyre përfshin dhe Jugun e Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht kjo parti ka 15 deputetë në parlamentin grek dhe pavarësisht se është një force politike me tipare të theksuara raciste dhe naziste ka edhe dy deputetë në Parlamentin Europian. Shumica e protestave në mbështetje të ekstremistit Kacifas janë mbështetur nga deputetët e kësaj force politike. Këta të fundit propozuan dhe mbajtjen e një minute heshtje në nder të terrioristit Kacifas në parlamentin grek.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?