Parrullat raciste kundër shqiptarëve që u hodhën sot në Bularat

Tensionohet ceremonia mortore në Bularat, ekstremistët grekë pjesmarrës kanë bërë thirrje të ndryshme nacionaliste ndaj shqipëtarëve.

Në thirrjet e tyre ata kanë parrulla antishqiptare ku nuk kanë kursyer thirrjet as ndaj mediave; “Gazetar të poshtër”.

Gazetarët e pranishëm në ceremoni raportojnë se disa nga thirrjet antishqiptare që janë thënë në këtë tubim janë;

“Greqi greqi ti na drejton ne”,

“Vorio epiri dhe Maqedonia jane Greqi”,

“Jemi ne Vorio epir, keto jane tokat tona”,

“Shpata dhe zjarr ndaj shqiptareve”,

“Zjarr kunder qenve shqiptare”,

“Ketu flitet greqisht, keto jane tokat tona”,

“Bularati eshte Greqi”,

“Konstandinos ti je ne zemrat tona, ti na udheheq”,

“Gjaku na therrët, te djegim shqiptarin”.

Ndërkohë simbolet me flamujt e Vorio Epirit dhe hartat që prtentojnë coptimin e Shqipërisë janë një tjetër shkelje e ligjeve të Shqipërisë dhe konventave ndërkombëte, si nga ana e minoritetit, ashtu dhe nga autorietet lokale që kanë lejuar shfaqen e tyre.