FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kolonelë të partisë fashiste greke Agimi i Artë në Bularat (FOTO)

Profesori dhe historiani shqiptar Arben Llalla ka publikuar ditën e sotme, gjatë zhvillimit të ceremonisë mortore të Kostandin Katsifës, fotot e kolonelëve, gjeneralëve dhe nazistëve grekë të “Agimit të Artë”, të cilët ishin në Bularat.

Ai ka treguar me emra, njëri pas tjetrit, grekët që kanë drejtuar turmat, të cilët kanë brohoritur thirrje ekstremiste dhe antishqiptare nga fshati i vogël në jug të Shqipërisë, duke kërkuar edhe djegien e shqiptarëve.

Ndër të tjerë evidentohen Theodhoris Theodhoraqis, drejtues i lartë i sigurimit të partisë naziste Agimi i Artë, Koloneli grek Anestit Katsis, Gjenerali-Major i ushtrisë greke, eurodeputet i partisë naziste i Agimit të Artë, Eleftherios Sinadhinos.

Swiss Digital Desktop Reklama

E si të mos mungonin këta, grekët nuk kanë lënë pa varrosur edhe një flamur të tyrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë fenomen, të cilin Llalla e cilëson si budallallëk, shprehet:

Budallëqet e grekëve. Varrosin flamurin. Por flamuri nuk varroset o të mjerë. Në asnjë vend të botës nuk varroset flamuri kombëtar, por kjo duhet të jetë shenjë e vetshkatërrimit të tyre…”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?