KLSH rrëzon reformën territoriale/ Nuk ka përmbushur asnjë objektiv

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka përfunduar auditivin për performancën e bashkive në Kuadër të reformës Administrativo-Territoriale, dhe ka arritur në përfundimin se asnjë nga objektivat nuk është plotësuar.

Në njoftimin e bërë sot nga Kontrolli i Lartë i shtetit, rezulton se Reforma Administrative Territoriale e miratuar vetëm me votat e mazhorancës në vitin 2014, ka rezultuar e dyshuar, pasi ju ka krijuar një gropë shumë të madhe financiare bashkive të reja.

Në konkluzionet e arritura nga KLSH thuhet qartë se Reforma administrative Territoriale i ka rënduar shumë bashkitë, duke bërë që këto të fundit të kenë të pamundur të investojnë.

Ja raporti i plotë i KLSH-së: