Dako i kthehet Bashës: Ti duhet ta kuptosh që s’ke vota o Toç!
Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka reaguar permes rrjeteve sociale lidhur me deklaratat e sotme të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili kërkon nisjen e hetimeve ndaj tij.
Reagimi i Dakos
O Lulëzim Basha! Ti duhet t’i harrosh Durrësin, Shijakun dhe Krujën.. Sepse dikur edhe votonin për Saliun e për PD, po për toçin e Saliut votojnë vetëm nostalgjikët e PD dhe aq! Ti duhet ta kuptosh që s’ke vota o Lulëzim dhe s’ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijaksit as krutanët. NUK KE VOTE! Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh.. TY NUK TE BESON ASKUSH o toçi i Saliut që i hap telefonin vetëm kunatit. Kurse mua më besojnë se ju hap telefonin të gjithëve dhe s’i kam duart as me gjak, as me zhul eurosh si puna jote! Ti vazhdo dil e shpif përditë jo krimi, jo droga, jo leku jo byreku, se ka ardh koha t’i marr edhe ca lekë unë nga thesi që të mban kunati ty. Do shihemi në gjyq bashkë ose në fakt jo, se ti merr raport mjekësor kur të thërret gjykata. Toç!.
Deklarata e Lulzim Bashës
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/2108210332563470
- Ja pazari për blerje votash me Avdylajt…: Thuaj kryetarit të japë ndonjë lekë
- Dalin përgjime të tjera të kryebashkiakut të Durrësit
- Lubonja: Kryebashkiaku i Durrësit duhet të jap dorëheqje
- Dako: Kam folur në telefon për vota, jo për pazare
- “Shpërthen” Dako: Nuk ka bir k*rve…
- Gjata – Dakos: E hoqën prokurorin mos të të fuste ty në hetim
KOHA JONË SONDAZH

