Presidenti Meta dekoron Odette Marquet, ndihmoi kosovarët në 1999

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka akorduar dekoratën e artë “Nënë Tereza”, mikes së shqiptarëve, Odette Marquet, e cila ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për shqiptarët e Kosovës gjatë eksodit të vitit 1999.

Kreu i Shtetit ka vlerësuar punë e saj humanitare dhe përpjekjet e palodhshme, që ka treguar për njerëzit në nevojë.

”Në shenjë vlerësimi për mbështetjen humanitare dhënë për shqiptarët e Kosovës, gjatë eksodit të tyre në Shqipëri, në pranverë të vitit 1999, duke vazhduar këtë mision edhe sot në ndihmë të njerëzve në nevojë, pata kënaqësinë të nderoja me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, një zonjë të veçantë, mike të Shqipërisë e shqiptarëve, Motrën Odette Marquet, të Kongregatës “Motrat e vogla të Jesuit””, shkruan Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?