Basha: AKEP, policia e Ramës që kërcënon mediat online
Autoriteti i Komunikimit Elektronik dhe Postar publikoi në faqen zyrtare një listë me 44 emra portalesh të paregjistruara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.
Por kreu i PD_së, Lulzim Basha, e quan AKEP, Policia e Mendimit në duart e kryeministrit Edi Rama. Në një postim në Twitter, Basha akuzon se Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese dhe këtë po e bën sipas Bashës, me shantazh dhe me dhunë.
”AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën. Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar. Do të dështojë turpshëm, së bashku me veglat qorre në AKEP”,-shkruan Basha.
AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën. Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar. Do të dështojë turpshëm, së bashku me veglat qorre në AKEP.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 16, 2018
KOHA JONË SONDAZH

