Deputetja e PS: Balla ishte me Ramën në avion, jo me trafikantin

Deputetja e PS, Evis Kushi ka reaguar ndaj akuzave të demokratit Edvin Salianji. Në një postim në Facebook, ajo përmend dy nga datat për të cilat PD thotë se Tualant Balla ka udhëtuar me personin e dënuar, Edmond Bego jashtë vendit.

Kushi deklaron se bëhet fjalë për një udhëtim pune në Bruksel, ku bashkë me Taulant Balla kanë qenë edhe kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Reagim i deputetes së PS, Evis Kushi pas deklaratave të PD

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexova në media se deputeti Ervin Salianji, person në hetim “për kallzim të rremë në bashkëpunim” me Babalen, kish hedhur përsëri baltë pa pikë turpi mbi Kryetarin e Grupit dhe kolegun tim Taulant Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meqenëse në një nga udhëtimet për të përfaqësuar Shqipërinë kam qenë dhe unë më datat 8-9 Dhjetor 2014, e sqaroj opinionin publik që më datë 8 Dhjetor 2014 ora 12.23 jemi nisur bashkë me Kryeministrin Rama, deputetët Taulant Balla, Monika Kryemadhi dhe unë për në Bruksel.

Gjeni bashkangjitur edhe fotografitë e vizitës. Nëse duhet edhe axhenda e takimeve gjithashtu.

Prandaj, kjo cmenduri shpifjesh merr fund vetëm në Gjykatë. Fondi i Edukimit?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?