Dy fotografi të rralla të mbretit Zog në Paris

Nga Aurenc Bebja*

Dy gazetat franceze, “Le Journal” dhe “Le Petit Parisien” kanë botuar në faqet e para të tyre, të martën e 22 gushtit 1939, fotografinë e mbretit Zog gjatë vizitës së tij te monumenti i Ushtarit të Panjohur në Paris.

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë ato për publikun shqiptar :

Le Journal: “Mbreti Zog vendosi një kurorë me lule te monumenti i Ushtarit të Panjohur. Ish-mbreti Zog i Shqipërisë, i cili aktualisht jeton në Versajë, erdhi dje në Paris për t’u përkulur në shenjë nderimi para varrit të Ushtarit të Panjohur. – Mëposhtë, sovrani që nënshkruan Librin e Artë të Harkut të Triumfit.”