Operacioni në Nikël, kush janë pesë të arrestuarit (Emrat)

Zbulohen emrat e pesë të arrestuarve gjatë operacionit të policisë në Nikel të Krujës. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se ne vazhdim të operacionit Policor te koduar “Forca e Ligjit” , forcat e Drejtorise se Pergjithshme te Policise së Shtetit në bashkepunim me forcat e Drejtorise Vendore të Policise Durrës, nën drejtimin e hetimeve të Prokurorise së Rrethit Gjyqesore Krujë , lidhur me gjetjen dhe sekuyestrimin e sendeve te kundraligjshme, bënë ekzekutimin e vendimeve për kontrollin e banesave të shtetasve : Durim Bami, Valter Bami, Genc Pajtoni, Ylli Çangu, Marklen Haka, Bedri Haka, Skender Leza, Flamur Haka dhe Zyber Bami, ku në perfundim të kontrolleve u bë arrestimi në flagrancë:

1. Lutfi Haka, I biri I Beqir dhe Fajdie, dtl 16.05.1951, lindur dhe banues ne fshatin Zeze te Rrethit Kruje, gjinia mashkull, kombesia shqiptare, arsimi 4 klase, I denuar me pare.

2. Marklen Haka, I biri I Lutfi dhe Lutfie, I dtl 04.04.1991, lindur dhe banues ne Zeze te rrethit Kruje , gjinia mashkull, kombesia shqiptare, arsimi 8 klase, I denuar me pare.

Swiss Digital Desktop Reklama

3. Ylli Çangu , I biri I Hamidit dhe I Tijes, I dtl 22.07.1976, lindur dhe banues ne fshatin Nikel te rrethit Kruje, arsimi 12 klase, I padenuar me pare.

Swiss Digital Mobile Reklama

4. Skender Leza, I biri I Hasanit dhe Zyrase, I dtl 15.08.1984, lindur dhe banues ne fshatin larushk te rrethit Kruje, me arsim 4 klase, I denuar me pare.

5. Valter Bami, I biri I Dilaverit dhe Meremes, I dtl 17.08.1986, lindur dhe banues ne fshatin Larushk te Rrethit Kruje, me arsim 4-vjecar , I pa denuar me pare.

Gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e personave te mesiperm u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e provave materiale:
1. Nje arme zjarri Pistolete e martkes Bareta , me Nr L95899Z.
2. Nje arme zjarri Revolver “Trident” , me nr 10883.
3. 28 njezet e tete cope Fisheke luftarake me caliber 9mm.
4. Tre arme gjahu.
5. Nje pushke sportive pleumatike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?