Vrasja në Shkodër, alarmi i Jozefina Topallit: Qyteti im është nën terrorin e plumbave

Ish-deputetja demokrate dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në Shkodër ditën e sotme, ku u vra me armë zjarri në zonën e Livadhes teksa ishte duke kalëruar biznesmeni Arjan Ferracaku, 31 vjeç.

Përmes një postimi në “Facebook”, Topalli thotë se Shkodra është sot nën pushtetin e krimit dhe terrorin e plumbave, dhe ende s’është marrë asnjë masë.

Reagimi i plotë:

Qyteti im eshte nen pushtetin e krimit.. dhe askush nuk i del zot!

Nje tjeter i ri, nje djale 31 vjeç, baba i dy femijeve eshte gjetur i vrare ne qytetin tim, njoftojne mediat .
Ajo qe po ndodh ne qytetin e Shkodres eshte e frikshme.
Kaq shume te vrare . Kaq egersisht te vrare…Keshtu nuk ka ndodhur kurre ne qytetin tim.
Shkodra sot eshte e braktisur nga te gjithe.
Qytetaret e saj jane ne meshire te krimit.
Sikur te mos i mjaftoje mjerimi e papunesia e tmerrshme, aty asgje nuk eshte me si me pare.
Shkodranet jane braktisur…. nga te gjithe nga te gjithe…
Qyteti im , qyteti muzikes, i gazit e fjales se embel, i gezimit te jetes, sot eshte nen terrorin e plumbave te krimit …dhe eshte vetem! Vetem.