Vrasja e biznesmenit, pistë lufta e bandave në Shkodër

Shkodra është trondit sërish nga një tjetër vrasje me armë zjarri. Viktima është Arjan Ferracaku 31-vjeç, ndërsa dyshohet se ka ardhur si pasojë e përplasjes së bandave. Biznesmeni i njohur u gjet i ekzekutuar në Livadhe, në periferi të qytetit.

Më 15 korrik në Shkodër u gjetën të ekzekutuar në makinën e tyre, ish-polici Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij, Silvi Ndoci. Më 10 gusht, në Shkodër u gjet i vrarë me 15 plumba Fatbardh Lici.

Ndërsa, sherri mes fqinjëve i mori jetën 55-vjeçarit, Prendush Fushaj më 27 gusht. Pak ditë më parë, po në Shkodër, janë denoncuar si të zhdukur, daja dhe nipi, Agron Mullaj dhe Gëzim Hysa.

Skeda e vrasjeve në Shkodër

Në 18 qershor u vra Mehdi Kavaja
Në 15 korrik u vranë Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci
Në 10 gusht u vra Fatbardh Lici
Në 23 gusht u zhduk Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa
Në 27 gusht u vra Prendush Fusha
Në 1 shtator u vra Arjan Ferracaku