FOTO/ AKU bllokon 27 ton miell gruri, ja arsyeja e bllokimit të ngarkesës së tretë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një ngarkesë prej 27 ton miell gruri më origjinë greke për shkak se nuk kishte fletë analizë që konfirmon sigurinë e produktit.

Bllokimi është bërë në Pikën Doganore Kakavijë

“Trupa inspektuese e DRAKU, Gjirokastër  konstatoi se një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin ‘miell gruri’ kishte pa rregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën. Saktësisht, fleta e analizës e paraqitur nga subjekti nuk korrespondonte me të dhënat e stampuara në thasët e miellit të grurit. Pra, nuk vërtetohej se kjo fletë analize i përkiste këtij produkti si dhe nuk garanton sigurinë dhe cilësinë e miellit që do të hynte në tregun tonë. Për më tepër subjekti nuk dispononte në gjuhën shqipe certifikatat e sigurisë ushqimore bazuar legjislacionit në fuqi”, informoi AKU.

Swiss Digital Desktop Reklama

AKU bën të ditur gjithashtu, se do të ndiqen procedurat doganore për kthimin në origjinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është ngarkesa e tretë e miellit me origjinë greke që bllokohet brenda disa ditësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?