Dhërmi, Gjonaj: Nga 15 gushti banorët do marrin certifikatat e pronave

Duke nisur nga 15 gushti, banorët e Dhërmiut do të pajisen me çertifikata nga Hipoteka për pronat e tyre. Gjatë inspektimit të zyrës së hapur në Himarë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se ZRPP ka mundësuar regjistrimin fillestar të pronave të Dhërmiut që përbëhet nga më shumë se 815 pasuri.

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka hapur në Himarë një degë të saj, me sportele të dedikuara, ku qytetarët mund të aplikojnë për shërbime hipotekore që lidhen me zyrat rajonale të Sarandës dhe Vlorës, duke mos pasur më nevojë të shkojnë në këto qytete për të marrë shërbimet që u duhen.

Gjatë inspektimit të kësaj zyre bashkë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dha edhe një lajm për banorët e fshatit Dhërmi, për të cilët ZRPP ka mundësuar regjitrimin fillestar të pronave të këtij fshati.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme ka mundësuar regjistrimin fillestar të pronave të fshatit Dhërmi, që janë 815 pasuri, të cilat që nga 15 gushti do të mundet të marrin certifikatat e pronësisë. ZRPP e ka bërë këtë si një projekt pilot, për ta shtrirë më pas regjistrimin fillestar në të gjitha zonat që i përkasin bashkisë së Himarës”,-tha Gjonaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas ministrisë, fshati Dhërmi përbëhet nga 815 pasuri me një sipërfaqe 30 mijë m² dhe është zona e parë në pjesën e bregut për të cilën mund të lëshohen certifikata pronësie. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri, e shikon hapjen e zyrës së hipotekës në himarë si mbajtje e një premtimi të qeverisë.

Sipas Gjiknurit me vendimin e fundit të marrë nga qeveria shqiptare në lidhje me problematikat e trashëguara të shtëpive të vjetra në Himarë, ky problem do të marrë zgjidhje pasi qytetarët e zonës të cilët për shkak të mangësive të dokumentacionit të trashëguara edhe para viteve 90 nuk kanë pasur dokumentacion, shumë shpejt do të pajisen me certifikatat e shtëpive të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?