Tërmeti i frikshëm në Tiranë, Veliaj bën thirrje: Dilni nga ndërtesat

Një tërmet i fuqishëm ka “shkundur” Tiranën këtë paradite por është ndjerë i fortë edhe në disa qytete të tjera të vendit, si Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik në kryeqytet sa njerëzit kanë lënë shtëpitë e zyrat e punës dhe kanë dalë në rrugë. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për këtë në një postim në Twitter ku i bën thirrje qytetarëve të evitojnë ndertesat “sa të sqarohen rrethanat nga autoritetet!”

POSTIMI

RT‼️

Tirana sapo kaloi disa vale termeti! Pa panik, evitoni ndertesat gjer sa te sqarohen rrethanat nga autoritetet! 🏬

Nese jeni prekur nga termeti, ju lutem telefononi emergjencat ☎️ 112 🚑🚒

Kontaktoni te afermit, sidomos te moshuarit per t’i ndihmuar! #BASHKE

veliaj per termetin