Sizmiologu: Jemi në një situatë alarmante, 22 lëkundje

Sizmiologu Rexhep Koçi, pohoi se vala goditëse e tërmetit ka qenë me magnitudë 5.2 ballë i shkallës rihter. Ai thotë se lëkundjet kanë qenë të forta dhe një magnitudë e tillë bën që të jemi në një situatë në kufijtë e alarmit.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter. Jemi në një situatë pothuajse alarmante. Janë ndjerë rreth 20 lëkundje. Epiqendra ka qenë në Hamallaj, në Durrës.

”Pavarësisht lëkundjeve të forta dhe panikut që ka shkaktuar te banorët, ende nuk raportohet për dëme materiale, ndërsa probleme janë shkaktuar me lidhjet e internetit dhe telekomunikacionit”,-tha Koçi.

Nga ana tjetër, mësohet se deri më tani ka pasur 22 lëkundje.