Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 22:46 Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën Java e nëntë e Serie A solli rezultate të rëndësishme, me Genoan që triumfoi 2-0 ndaj Juventusit në “Luigi Ferraris”, ndërsa Napoli siguroi një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Qosja dhe akademikët: Shqiptarë, mos u vini më emra të huaj fëmijëve

Aktualitet E hënë, 16 Gusht 2021 01:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”, e cila ka për Kryetar Nderi, Akademikun Rexhep Qosja, duke parë fenomenin e përhapjes së emrave të huaj te fëmijët e sotëm shqiptarë, ka organizuar një takim në Prishtinë me qytetarë kosovarë që kanë emra nga krahina e Labërisë.

Kreu i saj, Ago Nezha tha për ”DITA” se po të heqësh një paralele në sfondin e emrave që kanë shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e Shqipërisë, vëren ndryshime të pakrahasueshme. Gjendja civile me emrat e fëmijëve shqiptarë, është e mbushur me emra të huaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Para 5 orësh
Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk...

Para 5 orësh
Qeveria krijon regjistrin e personave të dyshuar për dhunë në protesta, zbulohet kompensimi për bizneset e dëmtuara

Qeveria krijon regjistrin e personave të dyshuar për dhunë në protesta, zbulohet kompen...

Para 8 orësh

“Kur ndodhesh në një mjedis familjar apo shoqëror në Shqipëri dhe prezantohesh me emra fëmijësh, do dëgjosh emra italianë, gjermanë, anglezë, amerikanë, rrezik edhe afrikanë, por shumë pak, ose rrallë do dëgjosh emra ilirë. Shkretëtira shpirtërore, zbrazëtia, çrrënjosja e besimit, mendësitë racionaliste e natyraliste që janë përhapur në ditët tona, e bën shqiptarin e sotëm më të pasigurt, të çorientuar dhe psiqikisht të trishtuar. Po t’u referohemi kombeve të qytetëruara si Franca, Spanja, Gjermania, shohim se i ruajnë me fanatizëm emrat, gjuhën dhe zakonet e tyre. Franca ka shkuar edhe më tej, duke nxjerrë ligje që nuk lejojnë vendosjen e emrave të huaj në mjedise publike” – tha Nezha për DITA.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pjesëmarrësit në këtë takim mbanin emra nga gjithë gjeografia e krahinës së Labërisë, duke filluar nga Labëri, Labe, Lab, Labeat-e, Laberion-a,Vlora,Vlona, Aulona,Vlonjat, Vlorian-e, Vloriat-e, Saranda, Delvina, Gjirokastra, Gjirokastrit-e, Gjinokastra, Argjira, Argjiro, Himara,Vjosa, Orik, Çamëria, Shqipe, Shqiponjë, Shqipdon, Shqiprim, etj.

Takimin e përshëndeti Akademiku Rexhep Qosja, i cili theksoi se: “emrat janë pasuri e madhe kombëtare. Emrat mbajnë vulën e traditës, zakoneve, kulturës, psikologjisë, botëkuptimit, historisë dhe filozofisë popullore”.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, theksoi se: “jo vetëm brezi i vjetër por dhe më të rinjtë e vazhdojnë traditën e emrave me prejardhje nga krahina të Shqipërisë”, duke e ilustruar me një shembull që një nënë e re punonjëse në Ambasadën Shqiptare kishte lindur vajzë dhe e kishte pagëzuar me emrin Vlora.

Ai, deklaroi se: “ vetëm Kosova ka mbi 7000 vajza e gra të quajtura Vlora, që po punojmë të organizojmë një ekskursion në qytetin e Vlorës, siç realizuam me 50 vajza e gra me emrin Saranda që i çuam në Sarandë”.

Një vëmendje të veçantë për të pranishmit pati edhe kumtesa që mbajti historiani i njohur Profesor Pëllumb Xhufi, që shpalosi historinë e Labërisë. Këtë takim e përshëndetën dhe përfaqësuese të komunitetit me emra nga Labëria, si Drejtoresha e Institutit pedagogjik Labëri Luzha dhe gazetaria Saranda Bujupi.

“Emrat dhe gjuha, janë binomi esencial i identifikimit kombëtar, një pasuri kombëtare që duhet ruajtur e transmetuar brez pas brezi. Por të dy këto simbole, veçanërisht në Shqipëri janë goditur rëndë. Kur takohesh me një europian, aziatik apo afrikanë, nëpërmjet emrit të tij menjëherë e kupton identitetin kombëtar.

Ky fenomen nuk ndodh në Shqipëri, pasi emrat e fëmijëve tanë janë shartesa e nën shartesa të kombeve, llojeve e racave të ndryshme, që duhet përkthyes ti kuptosh. Ndërsa emrat kosovarë janë një shembull i traditës i vlerave të popullit tonë, që duhet përshëndetur dhe përgëzuar si një trashëgimi kulturore atdhetare.

Në Shqipëri, tendenca për të vënë emra të huaj manifestohet dukshëm jo vetëm te fëmijët, por edhe te institucionet private, lokalet, e deri te emisione televizive. Kjo është një përgjegjësi e shoqërisë shqiptare, por edhe e qeverive në këto 28 vjet që nuk kanë treguar vëmendje për këtë fenomen që e gërryen pa mëshirë çështjen e identitetit kombëtar”,-thotë akademiku Nezha.

Burimi: /Gazeta Dita/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën
Para 4 orësh

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit
Para 5 orësh

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Balluku dhe Hyseni
Para 5 orësh

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Ba...

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur
Para 5 orësh

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur

Më të lexuarat

1 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 8 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

2 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS
Para 7 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 6 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë
Para 8 orësh

Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.