Pas Bashës, PS bën gati padinë ndaj Vokshit, Balla: Shpifi për Teatrin
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një statusi në Facebook ka reaguar lidhur me deklaratat e deputetes së PD, Albana Vokshi, ku kjo e fundit ka publikuar sot dokumentin, sipas të cilit në projektin për ndërtimin e teatrit të ri, parashikohet edhe ndërtimi i 6 kullave. Balla thotë se Basha po hedhë baltën e shpifjeve përmes deputetes Albana Vokshi.
“Zonja Vokshi, ashtu si Lulzim Basha, do të jetë e ftuar të provojë në gjyq se shpifjet e saj nuk janë të pabazuara”, paralajmëron Balla.
Reagim i Ballës në facebook:
Duke qenë se sot Lulzim Basha, zgjodhi ta hedhë baltën e shpifjeve përmes deputetes Albana Vokshi, meqë në fundjave ai zakonisht viziton Hollandën, nuk mbetet gjë tjetër përveçse t’ia bashkojme deputeten me kryetarin e saj në rrugen drejt gjykatës me një padi të radhës. Zonja Vokshi, ashtu si Lulzim Basha, do të jetë e ftuar të provojë në gjyq se shpifjet e saj nuk janë të pabazuara. Kjo çmenduri balte e përshkallezuar, pasi Shqipëria mori datën për çeljen e negociatave, ka zhvleftësuar çdo mjet tjetër reagimi ndaj këtyre esadistëve të rinj të Shqipërisë.
Sa për deklaraten e zotit Bylykbashi edhe kjo nuk qendron. Me dakordesinë e kryetarëve të grupeve parlamentare PS, PD dhe LSI është ngritur një grup pune me deputetët Hysi, Alibeaj, Haxhinasto etj, para shumë javësh, i cili bëri një punë të mirë për Kodin e Etikës dhe me frymë bashkepunimi për pasqyrimin e vendimeve tl Gjykatës Kushtetuese në Rregullore. Puna është nderprerë për shkak të bojkotit të punës parlamentare nga opozita në javët që parapriu vendimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë. Planifikimi në Kalendar është thjeshtë një mbartje prej javësh, sa kohë që ende Grupi i Punës nuk ka një projekt final. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por esadistët e rinj nuk kanë turp.
KOHA JONË SONDAZH

