Zvicra publikon listën e lojtarëve për në Kupën e Botës (FOTO LAJM)

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic ka publikuar listën përfundimtare me 23 futbollistë për Botërorin “Rusi 2018”, në të cilën ka ftuar edhe katër futbollistë me origjinë shqiptare.

Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë ftuar që të gjithë që të jenë pjesë e Kupës së Botës.

Albian Ajeti, sulmuesi shqiptar që e refuzoi Kombëtaren e Shqipërisë për të luajtur për atë të Zvicrës, nuk do të jetë pjesë e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Albian Ajeti nuk pranoi të vishte fanellën kuqezi të Shqipërisë, ashtu si vëllai i tij, por as Zvicra nuk e thirri për turneun veror.

Siç dihej tashmë, Admir Mehmedi nuk do të jetë pjesë e botërorit për shkak se nuk ka arritur të riaftësohet plotësisht me kohë për këtë turne madhështor.