Vasili: Maskarenjtë e qeverisë gjakosën gazetarin Bledi Kasmi

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili në një status në Facebook e ka dënuar me rreptësi goditjen nga Policia, të kryeredaktorit të RD-ë, Blendi Kasmi i cili i përgjakur u dërgua për kurim në Spitalin e Traumës.

Sipas Vasilit ishin “maskarenjtë e qeverisë”, që gjakosën gazetarin Bledi Kasmi.

“Gjakun nuk do shpëlajë dot nga duart kurrë”, thotë më tej ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri peng pa shërim i frikës së tij, sot pa fundin e tij.

Maskarenjtë e qeverisë gjakosën gazetarin Bledi Kasmi.
Ky është kryeministri i mbaruar dhe frikacak, që godet nga pas krahëve.
Ky është kryetari i maxhorancës së frikacakëve, që i merret fryma nga frikërat e natës dhe gjumit të prishur nga hesapet e hapura të droges dhe haracet e papaguara kriminelëve.

Gjakun nuk do shplaje dot nga duart kurre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?