Burime konfidenciale: Firmoset fletë arresti për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla

Burime konfidenciale flasin për “Koha Jone” se u firmos fletë arresti për ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Fillimisht dosja e tij shkoi në prokurorinë e Durrësit, e cila e shpalli për moskompetencë duke ia kaluar prokurorisë së krimeve të rënda. Gjatë kohës që Donika Prela drejtoi prokurorinë e Durrësit kjo prokurori nisi dhe hetimet ndaj ish kryeprokurorit Llalla, dosje e cila tashmë është transferuar tek Krimet e Rënda, të cilat do të drejtohen po nga Donika Prela.

Me ardhjen në krye të prokurorisë së krimeve të rënda të Donika Prelës, po fillojnë fletë-arrestet.

Akuzat ndaj ish-prokurorit të përgjithshëm Llalla janë të rënda, bile ambasadori amerikan Donald Lu e ka akuzuar edhe më shumë se sa akuza e firmosur për arrest. Ambasadori Lu ka kërkuar hapur arrestimin e tij.

Mësohet se fletë arresti firmosur nga prokuroria e krimëve të rënda ishte bërë gati që dje, fill pas vendimit të gjykatës së krimeve të rënda nga ish-ministrit Tahiri. Por fletë arresti mbahet sekret dhe pritet dorëzimi i tij policisë së shtetit për ekzekutim, sapo gjykata e krimëve të rënda ta miratojnë. Burimet tregojnë se ish-prokurori i përgjithshëm nuk ndodhet në Shqipëri dhe po bëhet indentifikimi i vendndodhjes së tij. I njëjti burim tha se javën e shkuar Adriatik Llalla ishte në Gjermani, por nuk është gjendur në vendin e deklaruar sot që po kërkohet nga shërbimet e specializuara.

Nga ana e tij avokati i ish-prokurororit, Sokol Hazizi, është shprehur se nuk ka asnjë bazë akuza dhe hetimi ndaj Adriatik Llallës.

Zyrtarisht prokuroria e mohon se fletë arresti është firmosur, aq me tepër që i është dërguar gjykatës për vendim. E gjitha kjo bëhet që të arrestohet, sepse kanë frikën e largimit nga Gjermania, ndonëse praktikisht burimet tregojnë se nuk gjendet në Gjermani.

Donika Prela ka edhe disa dosje të tjera mbi tavolinë.