Ndotja në Elbasan, prokuroria nis hetimet, shkrihet Inspektorati i Mjedisit

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë kanë filluar procedimin penal për ndotësit e mjedisit. Burime pranë Policisë Elbasan bëjnë të ditur se pas denoncimit të Kryetarit të Grupit të PS Taulant Balla, një grup i përbërë nga oficerë policie dhe oficerë të Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet paraprake të këqyrjes së derdhjeve të mbetjeve në lumin Shkumbin nga Rafineria e Naftës. Ndërkohë ministri Klosi ka njoftuar shkrirjen e inspektoratit te Mjedisit në Elbasan për paaftësi në punë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla  i shoqëruar nga kryetari Bashkisë, Qazim Sejdini dhe deputetët, Kushi e Kamani inspektuan uzinat e Kromit dhe Rafinerinë e Naftës në Elbasan, të cilat sipas tyre shkaktojnë ndotje të mjedisit. Balla i kërkoi ministrit të Mjedisit Blendi Klosi të marrë masa ndaj këtyre kompanive që ndotin mjedisin, por edhe ndaj Inspektoratit të Mjedisit, i cili nuk bën detyrën, sipas tij. Pas deklaratave të Ballës prokuroria nisi hetimet, ndërsa Klosi shkriu Inspektoratin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?