FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjyqi ndaj kuksianëve, Paloka: Prokuror kemi Ramën

Qindra qytetarë dhe deputetë të opozitës, po presin vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkodër, për lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar për protestën në ”Rrugën e Kombit”. Në një prononcim për mediat, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka tha se ”prokuror kemi Edi Ramën, por le të presim pa paragjykuar, të shpresojmë që vendimi të jetë i drejtë”.

Nga ana tjetër, Paloka shtoi se: ”Madje ata që janë aty janë të pafajshëm dhe për akuzat që ju bëhen. Nuk ka asnjë provë që ata të kenë lëvizur qoftë dhe një fije floku dikujt aty. Përveç të tjerave. Absolutisht, është gjëja më absurde që dikush të mendojë që ata të rrinë akoma aty. Dhe një minutë tjetër”.

Si e komentoni kërkesën e prokurorit të çështjes, që tha që të qëndrohet në atë që është thënë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Paloka: Pprokurori përfaqëson ata që ata përfaqësojnë, kështu që …Ne e kemi deklaruar me kohë: sot prokuror kemi Edi Ramën! Ky është problemi i këtij vendi. Le të presim, të mos paragjykojmë, të shpresojmë që vendimi të jetë i drejtë dhe ata të shkojnë në shtëpi!”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?