Dalin pamjet e protestuesve në sallën e gjyqit – Tymuese dhe fishekzjarrë para Gjykatës së Shkodrës

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur paraditen e sotme para Gjykatës së Apelit në Shkodër, ku pritet të jepet vendimi për 11 kuksianët që ndodhen pas hekurave pas protestës në “Rrugën e Kombit”.

“Koha Jonë” sjell dhe foto nga atmosfera në sallën e gjyqit, ku 11 protestuesit në tunelin e Kalimashit po qëndrojnë në pritje të mësimit të fatit të tyre.

Drejtpërdrejt nga Gjykata e apelit Shkodër:

Sipas raportimeve nga Shkodra, janë 150 efektivë policie që ndodhen pranë Gjykatës ku përfaqësues të opozitës kanë paralajmëruar një tubim.

Protesuesve, mes të cilëve janë edhe familjarët e të arrestuarve, u janë bashkuar edhe deputetë të opozitës, si dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile. Me thirrjet “Lironi vëllezërit tanë”, ata kanë hedhur tymyese në drejtim të Gjykatës, dhe fishekzjarrë.

Kujtojmë se sipas vendimit që u dha në Gjykatën e Tiranës, por nga gjyqtarë të Kukësit, u lanë në burg: Xhevahir Hereni, Elton Cenku, Florin Onuzi, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi dhe Elvis Oruçi, Rasim Onuzi, Abdi Haziraj dhe Vasil Laçi, Edmond Matmuja dhe 20 ditë burg për Shpëtim Totën.

Gjykata vendosi detyrim paraqitjeje për Ahmet Toblin, Lulzim Popën, Saimir Trotën, Lefter Rexhmatin, Adem Durakun dhe Armand Ademin, Ardit Alidinin, Zenel Matmujan, Fatos Harullën, Rasim Koloshin dhe arrest shtëpie për: Shaban Selmanin dhe Shemsi Trotën.