Tension në kuvend, ministri i Jashtëm kundërpërgjigjet me hedhje shishe (VIDEO)

Ashtu siç u priste, seanca plenare u mbyll e tensionuar. Në një moment gjatë seancës plenare, Ministri për Punët e Jashtme dhe për Europën, Ditmir Bushati hapi shishen e ujit dhe ia derdhi deputetëve demokratë të cilët ndodheshin në foltoren e Kuvendit. Duket se nuk e kanë mbajtur nervat ministrin Bushati dhe ka reaguar ashpër dhe egër.

Kjo solli acarimin e situatës, ku deputetë të PD-së nisën të gjuanin me letra dhe shishe drejt ministrave dhe Bushatit në veçanti.

Ndaj këtij veprimi, opozita kërkoi nga kreu i kuvendit Gramoz Ruçi përjashtimin e ministrit Bushati, por deri më tani nuk ka asnjë vendim për këtë kërkesë të opozitës.

Ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ajo e cila e denoncoi si ngjarje. Në video, shihet edhe reagimi i kreut të qeverisë Rama, të cilët duket se nuk i ka pëlqyer ky veprim i Ministrit Ditmir Bushati.

R.SH