Opozita: Pa përjashtimin e Ramës dhe Bushatit nuk ka më parlament

Pas seancës parlamentare të sotme ku plasi sherri, rrëmuja dhe mielli mbi kokat e ministrave e kryeministrit, opozita është mbledhur dhe ka vendosur që pa përjashtimin, sipas Rregullores, te Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit nuk ka më parlament.

Seanca tjetër parlamentare do ketë edhe popull opozitar rrotull parlamentit, çka nuk duket shenjë e mirë për qetësi. Kjo paralajmëron pranverë të egër në politikë dhe sidomos në parlament.