“Do ia nximë jetën Ramës”, shpërthen Kryemadhi: Të përjashtohet edhe Ditmir Bushati

Ndonëse seanca e Kuvendit u mbyll me tensione, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehu revoltën e saj ndaj kryeministrit Rama.

Sipas saj është e padrejtë që përjashtohen vetëm deputetët e opozitës dhe jo ministri i Ramës, Ditmir Bushati, i cili ka qëlluar me ujë mbi opozitarët që hidhnin letra.

“I pari që duhet përjashtuar është Edi Rama, ai duhet të përjashtonte sot Ditmirin se ai qëlloi. Por nuk e lëmë me kaq, nuk e lëmë, do t’ja nximë jetën. Ai i ikën përgjegjësive të fëmijëve, të familjes. Ai s’do me dit për familjen e vetë, jo më për shqiptarët”,- tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI, deklaroi se: “Ky ishte teatri i radhës, shëmtira e Gramoz Ruçit dhe e Edi Ramës. Ai nuk do dijë për shqiptarët…- tha Kryemadhi jashtë seancës. –  Jo po të arrestojë Fatmir Xhafën tani që shkeli rregullat e qarkullimit rrugor! Se, i fusin në burg shqiptarët për një rrip sigurimi që nuk e vendosin në makina; fusin në burg shqiptarët për një çati që duan të rregullojnë e po iu shembet e nuk fusin në burg trafikantët, kriminelët. Ka arrestuar atje 11 kuksianë dhe i ka lënë në burg e për çfarë?! Për atë që ai kërkoi falje. E mbani mend që ai para një jave kërkoi falje: “Më falni, bëra gabim”?!Kuksianët e shkretë i mban në burg.

Ky është teatri i radhës, shëmtira e Gramoz Ruçit dhe e Edi Ramës. Më në fund – unë nuk kam pasur ndonjë iluzion, të jem e sinqertë, por për çdo shqiptar dhe çdo socialist që beson se mund të ketë të ardhme me një njeri që ka probleme mendore…”- tha Kryemadhi.