FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alibeaj: Sot me miell, nesër me mjete të tjera

I ftuar në ABC News, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka folur rreth protestës së sotme të opozitës në Parlament. Sipas tij, kjo që po ndodh, duke pasur parasysh protestën për Rrugën e Kombit dhe biznesit të vogël, është shprehje e refuzimit të publikut ndaj pushtetit.

“Në kushtet, kur krimin e ke të ulur këmbë kryq kjo nuk është gjë tjetër i shprehjes së refuzimit të publikut ndaj pushtetit”, tha ai.

Më tej, Alibeaj shtoi se “opozita ka vetëm një detyrë: të frymëzojë, të japë shembullin e vet të ndërgjegjësojë publikun për pushtetin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti i Partisë Demokratike tha gjithashtu në studion e ABC News se opozita do përdorë edhe mjete të tjera nëse do të jetë e nevojshme, sepse, sipas tij, jemi në prag të vendosjes së një sitemi autokratik.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me miell sot, nesër me mjete të tjera. Situata duhet të parë drejt në sy. Jemi në prag të vendosjes së një sistemi autokratik”, përfundoi Enkelejd Alibeaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?