FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Terror në Kukës, Manjani: Injoroni urdhërat me frymë-nxjerrje të sëmurë

Terrori që ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme në Kukës, për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani është në shkelje totale me ligjin. ”Policia e ka të ndaluar të bëjë terror nëpër banesat e njërëzve. Edhe kur zbaton vendimet e arresteve nuk ë bën dot pas orës 20:00 dhe para orës 7:00”,-shkruan Manjani në facebook.

Duke ironizuar kreun e qeverisë për deklaratën ku Rama u shpall në vështirësi me frymëmarrjen, Manjani shkruan se të keqen e ka nga frymë-nxjerrja.

”Palo Rilindasi, më mirë! Se nuk kemi dëgjuar Rilindas që rri në këmbë me forca speciale! Ju kujtoj se policia e ka të ndaluar të bëjë terror nëpër banesat e njërëzve. Edhe kur zbaton vendimet e arresteve nuk ë bën dot pas orës 20:00 dhe para orës 7:00. Të paktën zbatoni ligjin! Injoroni urdhërat me frymë-nxjerrje të sëmurë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i plotë i Ylli Manjanit

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky kujton se me terrorin e arrestimeve do ti rregullohet frymëmarrja?! Pisk e ka deri sa ta mësojë se të keqen nuk e ka te frymëmarrja, por tek frymë-nxjerrja.

Ndërkohë, gjykatësit e Prokurorët në Kukës e kudo, bëjnë mirë të jenë pjesë e frymës popullore dhe jo halleve të frymës së qelbur të KryeRilndasit!

Palo Rilindasi, më mirë! Se nuk kemi dëgjuar Rilindas që rri në këmbë me forca speciale!

Ju kujtoj se policia e ka të ndaluar të bëjë terror nëpër banesat e njërëzve. Edhe kur zbaton vendimet e arresteve nuk ë bën dot pas orës 20:00 dhe para orës 7:00.

Të paktën zbatoni ligjin! Injoroni urdhërat me frymë-nxjerrje të sëmurë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?