Kukës/Qytetarët dhe deputetë të PD dhe LSI në komisariat: Lironi djemtë tanë

Rrethimi i Kukësit nga RENEA, dhe shoqërimet përgjatë natës të banorëve, ka bërë që në qytet të zbarkojnë një grup deputetësh të opozitës.

Qytetarë të kukësit, shoqëruar dhe nga deputetët e PD dhe LSI, kanë mbërritur këtë mesditë para komisariatit të Kukësit, duke vijuar protestë pas ndalimit të 25 protestuesve nga policia. Protestuesit kërkojnë lirimin e protestuesve.

Pas protestave të djeshme, ku disa qindra protestues dogjën dhe shkatërruan pikat e kalimit të Rrugës së Kombit në Kalimash, forca të shumta policie kanë patrulluar gjatë natës në Kukës. Nga ana e kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u paralajmërua se do të arrestohen organizatorët dhe dhunuesit e policisë.

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, Edmond Spaho, Isuf Çela, Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, ish-deputeti Alban Zeneli, Arben Ristani dhe deputetë të LSI-së, si Endrit Braimllari, Floida Kërpaçi, Përparim Spahiu dhe Nora Malaj, janë duke ndjekur veprimet e Policisë. Ata po zhvillojnë takime me banorët dhe anëtarët e këshillit bashkiak Kukës.

R.Shtylla

Kukës/RENEA dhe FNSH ”terror”, nis aksioni me 25 urdhër-arresti

Natë prangash, banori: Do djegim komisariatin e Kukësit nëse…

Policët me maska në Kukës, Banori: Vëllai u arrestua në 3 të natës, edhe pse…