FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sasia rekord e drogës në Durrës, Xhafaj: Forca e shtetit po vepron

Për kapjen e 613 kg kokainë brenda një kontenieri në portin e Durrësit, ka reguar në një postim në Twitter, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Këtë aksion Xhafaj e cilëson si sukses të operacionit të Forcës së Ligjit, ku sipas tij ka goditur fort këtë grup të trafikut ndërkombëtar të drogës. Më tej ministri thekson se hetimi vazhdon, dhe se forca e shtetit po vepron.

”Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja.Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës!Hetimi vazhdon!Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron. Pas pak detajet nga policia e shtetit në një konferencë për shtyp”,-shkruan Xhafaj.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se sasia e drogës zbulon një rrjet trafiku narkotikësh që nis nga Kolumbia përmes organizatave të krimit të organizuar shqiptar përfundon në tregun europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?