Kokaina në Durrës, jehonë në mediat amerikane: Goditja e shtetit…

Sasia rekord e 613 kg kokainë e kapur në Portin e Durrësit me vlerë që shkon në 180 milion euro ka ”pushtuar” mediat e huaja. Mediat amerikane si “Associated Press”, “Fox News”, “Washington Post” etj kanë shkruar se policia shqiptare ka kapur një sasi të konsiderueshme kokaine, e cila vinte nga Kolumbia dhe ishte e fshehur në banane.

Të gjitha shkrimet i referohen deklaratës së kreut të Policisë së Shtetit Shqiptar, Ardi Veliu, i cili tha se dy persona u arrestuan një ditë më parë pasi kokaina prej 613 kg e vendosur në pako të vogla u shkarkuan nga një anije që vinte nga Kolumbia nëpërmjet Italisë dhe Maltës, thuhet në shkrimin e gazetave.

Në fund portalet amerikane shkruajnë se: “Shqipëria njihej më parë si një vend për trafikimin e marijuanës, por një goditje qeveritare ka çuar në reduktimin e ndjeshëm të numrit të plantacioneve, pavarësisht se kapjet e drogës në mënyrë të rregullt tregon se trafikantët ende kanë në ruajte marijuanënën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?