Integrimi në BE, Bushati: Ja kur vjen ftesa për çeljen e negociatave

Për ministrin e Jashtëm shqiptar, viti 2025, i folur si datë për integrimin në Bashkimin Europian, përkthehet në një shtysë, por jo qëllim në vetvete.

”Data lexohet nga ana jonë si një shtysë, po jo qëllim në vetvete. Pjesë e rëndësishme e strategjisë është thirrja e qartë që bën Komisioni Europian për t’u fokusuar tek procesi i reformave”, tha Buashti.

I pranishëm në Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave, ministri Ditmir Bushati theksoi se Shqipëria pret në muajin prill çeljen e negociatave me BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam përpjekur për ta thënë dhe në takimin e ministrave të jashtëm që janë reforma të rëndësishme, po reforma në fushën e sundimit të së drejtës nuk mund të konsiderohen të izoluara nga një zhvillim i qëndrueshëm ekonomik. Prandaj është e rëndësishme për BE dhe Ballkanin Perëndimor për të vendosur këto dy komponentë të strategjisë së zgjerimit në një barazpeshë sa më të mirë. Veçantia tjetër që duhet të kemi në vëmendje është fakti që në rajon ka ende mosmarrëveshje dypalëshe që lidhen me çështjet e njohjeve shtetësisë, bashkëpunimin përsa i përket tribunaleve ndërkombëtare dhe përkatësinë apo jo europiane në veprime konkrete. Janë patate të nxehta që kur vjen puna te debati për datat do të duhet të mbahen parasysh sepse strategjia nxjerr mësime nga të gjitha proceset e tjera të zgjerimit duke vendosur zgjidhjen apo trajtimin e çështjeve dypalëshe nga vetë vendet, në një moment para se këto vende të anëtarësohen”, tha Bushati.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?