Trafik armësh me Cosa Nostra-n, kush janë tre shqiptarët e arrestuar (FOTO)

Në një operacion arrestimesh të përbashkët midis DEA-s amerikane dhe Policisë së Kosovës, vitin e kaluar e pësuan 12 persona, të gjithë të dyshuar për krim të organizuar. Sot, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 3 prej tyre për trafikim me armë. Këta tre persona mendohet se kanë pasur lidhje me Albert Veliun, i cili dyshohet se ka drejtuar një operacion fitim prurës si diler armësh, drogës dhe pastrim parash dhe mbante lidhje me njerëz të “Cosa Nostras”. Tetë persona u arrestuan vitin e kaluar nga DEA në New York dhe katër persona u arrestuan nga policia e Kosovës. Sot, të martën, më 06 shkurt 2018, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngrit aktakuzë ndaj tre personave për trafikim të armëve.

A.K. (30-vjeçar), M.D. (31-vjeçar), D.P. (24-vjeçar), janë personat që Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për vepër penale trafikim me armë. Këta të tre, sipas prokurorisë, kanë vepruar si grup kriminal në krye me Albert Veliun. Ndaj këtij të fundit është duke u zhvilluar procedurë penale në SHBA. Veliu dyshohet t’ia ketë shitur një agjenti të infiltruar një AK-47 dhe një raketahedhës “zollë”.

 

 

Albert Veliu

Albert Veliu

Po kush është Albert Veliu?
Detyra e përditshme e Albert Veliut ishte ajo e një punonjës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, për ta lëvizur Konsullen e Përgjithshme të Kosovës, Teuta Sahatqija nëpër trafikun e New Yorkut. “…gjatë muajit prill dhe maj 2017 në territorin e SHBA-së, agjenti i policisë Amerikane nga DEA (Drug Enforcement Administration), nën mbulim, ka lidhur marrëveshjen me A.V., për blerjen e 15 copë armë automatike kinse për luftën e narko- karteleve në Meksikë dhe për këtë ia ka dhënë të hollat të pandehurit A.V.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
armet-350x309

albert-veliu_1517933751-6959327

Anthony Noterile

Anthony Noterile

Prokuroria pretendon se përmes të pandehurve është organizuar dorëzimi i armëve në Kosovë, dhe këta ia kanë dorëzuar armët oficerit policor të Policisë së Kosovës nën mbulim, i cili ka qenë duke zbatuar masat e fshehta të blerjes së simuluar. Një njoftim i Departamentit të Drejtësisë së SHBA’së që u lëshua qershorin e vitit të kaluar, thotë se Albert Veliu dhe Anthony Noterile do të dërgohen në Gjykatën Federale të Bruklinit në New York me akuza që kanë të bëjnë me pastrim parash dhe trafik narkotikësh. Të njëjtëve, nga DEA, iu janë konfiskuar edhe armë AK-47 dhe një anti-tank.

Personat që u arrestuan në SHBA e që lidhen me këtë rast ishin: Albert Veliu, 34-vjeçar, Christopher Curanovic, 35-vjeçar, Anthony Noterile, 56-vjeçar, Xhevat Gocaj, 50-vjeçar, Dilber Kukic, 45-vjeçar, Agim Rugova, 45-vjeçar, Ekram Sejdija, 40-vjeçar, Alban Veliu, 32-vjeçar. Më 27 qershor 2017, me një aksion të koordinuar mes policisë e prokurorisë së Kosovës dhe të SHBA–ve, të gjithë të pandehurit janë arrestuar në flagrancë, në territoret e të dy shteteve. Hetimet e para nga DEA thonë se kanë zbuluar se Christopher Curanovic, një anëtar i “Cosa Nostra”, kishte provuar të zhvaste një borxh nga një ish-anëtar i bandës kriminale. “Agjentët kanë arritur të shohin se Veliu, Curanovic dhe Noterile, kishin krijuar skemë jolegale në të cilën bënin pastrimin e parave”, thuhej në njoftimin e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së. Gjatë këtij hetimi është parë se të dyshuarit kishin arritur të bënin pastrimin e rreth 800 mijë dollarëve. /Express