Shqipëria nyje trafikimit të heroinës e drogave të forta

2

E frikshme se si po kthehet Shqipëria në Europë. Publikohet raport për Shqipërinë nga BE. Sipas një raporti të Qendrës Europiane të Drogërave dhe Varësisë ndaj tyre (EMCDDA) për vitin 2017, rezulton se së fundmi Shqipëria po kthehet në një nyje të trafikimit të heroinës dhe se një pjesë e drogave të forta mbetet në vend. Ndonëse shumë raporte e kanë nxjerë Shqipërinë si një ndër vendet kryesore të prodhimit të kanabisit në Europë, kohët e fundit Shqipëria është shndërruar edhe në një vend tranzit për heroinën.

Rrugët kryesore që përdoren janë Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqipëri dhe Turqi-Bullgari-Maqedoni-Kosovë-Shqipëri. Heroina transportohet në Shqipëri me kamionë, autobusë, makina etj,. Të dhënat e disponueshme tregojnë se destinacionet kryesore të trafikimit të heroinës nëpërmjet Shqipërisë janë Italia dhe Greqia, por një pjesë e sasisë së trafikuar mbetet në vend për konsumatorët në Shqipëri. Por informacionet tregojnë se përdoren edhe avionë të vegjël apo edhe avion çharter, ku lëvizin njerëz të rëndësishëm me imunitet diplomatik.

Kokaina (pluhur) duket se hyn në Shqipëri në sasi të vogla, kryesisht nëpërmjet korrierëve apo shpërndarjeve postare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Amerikës së Jugut, të njohura për prodhimin e kokainës. Në vitet e fundit të dhënat tregojnë se rastet e transportimit me anë të kontejnerëve janë shtuar.  Informacione te besueshme thonë se në Shqipëri ka edhe fabrika për prodhimin e heroinës. Një u shkatërrua në Elbasan nga ndërhyrja e shërbimeve gjermane, por mendohet se rrjeti është shtrirë në zona të tjera të Shqipërisë.

Pjesa më e madhe e kokainës së trafikuar në vend nuk mendohet të jetë krejtësisht për përdorim të brendshëm, por droga trafikohet më tej, kryesisht në Greqi dhe në Itali. EMCDDA shkruan se Shqipëria është tani një nyje e fortë e këtij trafikimi në krejt Europën. Shërbimet britanike raportojnë se krimi shqiptar zotëron një pjesë të madhe të trafikut të drogës në Britaninë e Madhe. Po kështu Hollanda bërtet me të madhe se droga që vjen nga Shqipëria po bën kërdinë në shtetin holandez. Në Itali frikësohen gjithë grupet kriminale përballë mafias shqiptare. Në Spanjë droga që vjen nga Shqipëria drithëron mafien vendase.

Faktet  flasin se ndër vitet 2015-2016 kur kanabisi dhe droga kishte një leje qeveritare, ka sjellë një rritje të aktivitetit kriminal të grupeve shqiptare të drogës. Grupet e drogës apo familjet mafioze siç pohoi edhe ambasadori amerikan Lu, po kontrollojnë edhe politikën. Në mos politika ha bukë me mafien. Kjo është më e rrezikshme për Shqipërinë.